GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Flamurtari/ Ngërç në privatizimin e klubit, Idrizi kërkon…

22:34 - 24/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Flamurtari/ Ngërç në privatizimin e klubit, Idrizi kërkon…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Flamurtari i kthehet avazit. Më 31 korrik përfundon kontrata me kompanitë turke, që kanë në administrim ekipin e futbollit. Në verën e vitin 2021 marrëveshja u shty me dy vite dhe në fund të këtij muaji ajo skadon.

Klubi përgatit kërkesën për Bashkinë e Vlorës. Media e njohur sportive “Panorama Sport” mëson se Sinan Idrizi nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe ta lërë Flamurtarin. Presidenti do t’i dërgojë këtë javë një shkresë zyrtare bashkisë, ku do të kërkojë prej saj të miratohet një tjetër shtyrje e kontratës, teksa turqit janë në vitin e dhjetë të administrimit të kuqezinjve.

Gazeta zbulon se numri një i klubit do të kërkojë rinovimin e kontratës me tri vite dhe jo me dy që ishte së fundmi. Ky administrim, relativisht i gjatë, do të argumentohet nga klubi me “pronarë” turq me nisjen së shpejti të disa investimeve të rëndësishme në infrastrukturë në fushën e Pyllit të Sodës dhe në stadiumin e ri në “Skelë”.

PRIVATIZIMI

Këshilli Bashkiak i Vlorës, ka miratuar edhe një klauzolë kur e shtyu kontratën dy vite më parë. Në rastin e përfundimit të procesit të privatizimit, efektet e kësaj kontrate pushohen.

Administrata e bashkisë është ngarkuar me vijimin e procedurave të privatizimit. Burime pranë bashkisë thonë për gazetën se çështja në fjalë mbetet e paqartë, pasi nuk ka një bazë ligjore të saktë për privatizimin në sporte.

Fillimisht parashikohet regjistrimi i aseteve dhe më pas të vijojnë procedurat e privatizimit. Procedura finale do të jetë përllogaritja dhe dalja e aksioneve në shitje.

Por në kushtet kur procedurat e privatizimit kanë “ngecur” në bashki dhe duhet një proces i gjatë në vijim, klubi do të vijojë me zgjatjen e administrimit. Kësaj here me tri vite, sipas kërkesës që këtë javë do të depozitohet në bashki.

 

BUXHETI

Prej 10 vitesh Bashkia e Vlorës nuk miraton asnjë fond për Flamurtarin. Normalisht që as këto tri vite nuk do të japë fonde. Këtë vit u ndërprenë fondet edhe për Orikun.

180 milionë lekë të vjetër kërkoi Oriku, por kërkesa nuk u miratua nga Këshilli Bashkiak, pasi u vendos që duke zbatuar ligjin e sporteve të mos akordohet më asnjë qindarkë për klubet./PanoramaSport

Etiketa: FlamurtariIdrizi

Lajme të lidhura

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq
Sport

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!
Sport

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Para
Iu ka ngelur në derë, Matondo i ka pushimet të paguara nga Partizani

Iu ka ngelur në derë, Matondo i ka pushimet të paguara nga Partizani

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com