GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kam familje, më more në qafë”, përgjimi që fundosi Arian Memën

16:49 - 25/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kam familje, më more në qafë”, përgjimi që fundosi Arian Memën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një përgjim ambiental i realizuar në ambjentet e dhomave të shoqërimit në komisariatin e Pogradecit, ka zbuluar implikimin në ngacmimin seksual që ish-inspektori i Tatimeve, Arian Mema, i ka bërë vajzës 25-vjeçare me inicialet M. B.

“Ora Neës” ka siguruar bisedën e përgjuar mes kallëzueses dhe Ardian Memës, ku i fundit i drejtohet asaj: “…tërhiqe denoncimin, se kam familje më more në qafë do më dënojnë…”.

Kaq ka mjaftuar që Arian Mema të implikojë veten e tij dhe menjëherë policia ti komunikojë arrestin. Sipas dosjes hetimore, Arian Mema, e ka ngacmuar seksualisht vajzën e re në ambjentet e tualetit të hotel “E*******”, aty ku vajza ishte punësuar si pastruese.

Mema kishte shkuar për të rregulluar dushet diellorë të hotelit. Sipas rrëfimit të vajzës, në një rast tjetër para se të ndodhte ngacmimi seksual, ajo ishte detyruar me forcë nga Arian Mema, duke e çuar në motel dhe aty ka kryer marëdhënie seksuale.

Në dëshminë e dhënë në ambjentet e urgjencës të spitalit Pogradec, vajza e re ka treguar se jeton në fshatin Lin, me nënën dhe motrën. Ajo ka qënë e martuar me R.K, por siç ka treguar në polici është divorcuar se ai nuk e trajtonte mirë.

Sipas saj në muajin qershor, Arian Mema nga qyteti i Pogradecit, i cili ka një dyqan që shet dushe diellorë, ka ardhur dhe i ka rregulluar diellorin xhaxhait tim.

“…Unë së bashku me motrën kam qënë duke rregulluar tubën e ujit tek liqeni dhe Ariani, na pa atje e më ka thënë mua se do vij unë të ta rregulloj, por unë nuk kam pranuar që të vinte Arjani të rregullonte tubën. E mësova emrin, që e kishte Arian pasi u prezantua si shoku i babait tim, që më ka ndëruar jetë. Në bisedë e sipër, Ariani më ka thënë se unë do të bëj një djalë nga fisi tim, nga ana bashkëshortes dhe ai më kërkoi dhe numrin e telefonit. Pastaj Ariani nxirrte justifikime më thoshte mua së është i madh ai djalë dhe filloi të më gënjente”-ka deklaruar në polici 25-vjeçaria.

Më tej vajza e re ka treguar se mbas një jave si u njohën, së bashku me të jëmën kanë shkuar tek dyqani në qytetin e Pogradecit, për të blerë një rubinet. Këtu Ariani i ka thënë se do të bëj një djalë të mire.

“…por pasi doli mamaja unë isha mbrapa dhe më ka kapur për faqe më ka ngacmuar. Ariani mua më dërgonte mesazhe për takim, por unë i kam bërë bllok këtij numri, por ai më ka marrë me numër tjetër dhe më thoshte se: “…mesazhet që të dërgoj unë prishi dhe unë i kam prishur…”.

Vajza ka treguar në polici se veç ngacmimit seksual përmes prekjes trupore në ambjentet e tualetit të hotel “E******”, Arian Mema, në një rast kishte abuzuar me të seksualisht.

“…nuk më kujtohet sa ka qënë data dhe muaji, por me Arjanin kam kryer dhe njëherë marrdhënie seksuale jashtë dëshirës time, i cili më ka marë në qytetin e Pogradecit dhe më ka shpënë në një motel…”-shprehet 25 vjeçaria.

Gjithashtu në datën 22 korrik 2023 ora 10:00 vajza ka qënë në punë si pastruese tek ish hotel “E******” në dalje të qytetit të Pogradecit.

“…Arian Mema, është thirrur nga pronarët për të rregulluar dushin diellor. Ai e dinte që unë punoja aty. Mbasi rregulloi diellorin ai më ka thëne mua që: “…hajde në banjë të shikosh si nxirret uji ngrohtë nga i ftohti…”. Dhe unë kam vajtur. Në këtë moment, Ariani më ka kapur nga gjoksi, por unë i kam thënë mos më prek dhe jam larguar. Më pas nuk janë ndjerë mirë dhe më ka rënë të fikët…”-ka pohuar vajza 25-vjeçare.

Etiketa: arian memaKryesore1pergjimiPogradec

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Pas 3 vitesh bashkë, çifti i famshëm i jep fund lidhjes

Pas 3 vitesh bashkë, çifti i famshëm i jep fund lidhjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com