GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pylli i Peshtanit nën flakë, vatra e zjarrit u përhap gjatë natës

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Pylli i Peshtanit nën flakë, vatra e zjarrit u përhap gjatë natës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier edhe mëngjesin e kësaj të mërkure vijojnë të jenë në pushtetin e flakëve.

Një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës, në mesnatë, ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjeteve zjarrfikëse, flakët janë neutralizuar. 6 mjete zjarrfikëse në janë terren për neutralizimin e flakëve dhe 80 forca ushtrie. Në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe helikopteri Cougar. Era favorizon përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

Tri banesat në fshatin Kraps në Fier u dogjën të martën si pasojë e zjarreve masive që përfshinë zonën.Nga flakët, u shkrumbuan dhe mijëra hektarë me pyje. Pavarësisht ndërhyrjes forcat zjarrfikëse e patën të pamundur neutralizimi e vatrave të zjarrit të cilat prej pesë ditësh vijonin të përhapeshin në të gjithë zonën. Flakët u aktivizuan fillimisht në pyjet e Peshtanit e më pas të ndihmuara nga temperaturat e larta dhe era u përhapën në të gjithë zonën. Zjarret u vendosën nën kontroll pas ndërhyrjeve nga ajri me helikopterë.

Zjarre pati edhe në fshatin Çeprat në Vlorë. Si pasojë, u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me bimë e pemë. Ndërkohë u rrezikuan dhe banesat. Një vatër zjarri u shfaq dhe në fshatin Risili, ku flakët arritën deri në anë të rrugës.  Dy vatra zjarri u shfaqën dhe në bashkinë e Tepelenës dhe atë të Memaliaj. Ndërkohë forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

 

Etiketa: Kryesore1PeshtanZjarr

Lajme të lidhura

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
Aktualitet

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Humbën jetën për të shuar zjarret, ditë zie për dy pilotët grekë

Humbën jetën për të shuar zjarret, ditë zie për dy pilotët grekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
Aktualitet

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26

Aktori amerikan Richard Gere, i angazhuar prej kohësh personalisht me çështjen e emigracionit, ka publikuar një video-apel në mbështetje të...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 6 Tetor 2026

07:38 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com