GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Puig akuzon legjendën e Barçës: Më tradhtoi si mik

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Puig akuzon legjendën e Barçës: Më tradhtoi si mik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Riqui Puig, futbollist i dalë nga akademia e Barcelonës, nga i icli pritej një karrierë shumë e sukseshme, ka folur për “Catalan Sport” për kohën që ka kaluar në këtë klub dhe konkretisht i është referuar trajnerit Xavi Hernandez, për të cilin thotë se nuk e donte në këtë skuadër.

Puig u konsiderua si një nga talentet më të mëdhenj të shkollës së famshme të futbollit të Barcelonës, La Masia, dhe largimi i tij në MLS, ku aktualisht luan për ekipin e Los Angeles Galaxy, ishte një surprizë e madhe.

Megjithatë, ai thotë se nuk ishte rehat në Barcelonë, as në fushë e as jashtë saj.

“Trajneri më ftoi dhe menjëherë e kuptova se stili i tyre i lojës do të më përshtatej. Nuk isha rehat në Barcelonë as në fushë as jashtë saj, kishte shumë gjëra që nuk më pëlqenin. Vërtetë, futbolli është ndryshe në Spanjë sesa në SHBA, sepse lojtarët më të mirë në botë luajnë në Spanjë”, tha Puig dhe më pas pranoi sinqerisht:

“Por mua më pëlqen këtu. Jam shumë i lumtur me vendimin për t’u larguar nga Barcelona dhe për të ardhur në MLS”.

Futbollist spanjoll ka bërë gjithsej 57 paraqitje për ekipin e parë të Barcelonës dhe thotë se e ka pasur të vështirë të jetojë me presionin e publikut, pasi nuk ka mundur të shkojë në asnjë restorant apo kafe i qetë, si për shkak të mediave dhe për shkak të fansave. Në MLS, thotë ai, nuk ka një presion të tillë.

Pas kësaj ai tregoi arsyen pse u largua nga Barcelona dhe fajtori kryesor ishte trajneri Xavi Hernandez.

“Mendova se me Xavi-n ishim si familje. Në fund të sezonit, u ulëm dhe ai më tha se nuk i llogariste shërbimet e mia. Ndoshta presidenti mendoi ndryshe, sepse ai tha se unë isha një lojtar me një të ardhme të madhe dhe ai donte që unë të qëndroja, por unë kurrë nuk do të qëndroja në një klub ku trajneri nuk më donte.

Është e vërtetë që nuk më trajtuan mirë: nuk më lejuan të stërvitesha me ekipin e parë, por kisha kontratë dhe nuk mund të më ndalonin. Kjo është ajo që më shqetësoi më shumë. Kështu që shpejt vendosa dhe gjeta një rrugëdalje”, shpjegon Puig.

Më pas ai tha se familja e tij dhe familja e Xavit kishin një marrëdhënie të mirë, por trajneri i sotëm i Barcelonës e lëndoi edhe si lojtar edhe si mik.

“Familja ime dhe e Xavi-t kishim një marrëdhënie të mirë. Por ai më lëndoi edhe si lojtar dhe si mik. Ndonjëherë ndodh që nuk ia del mbanë nën drejtimin e trajnerit, por më shqetësoi shumë që nuk më lejuan të stërvitesha në fillimi të përgatitjeve”, ka thënë mesfushori.

Në total, Puig ka luajtur 36 ndeshje për Los Angeles dhe shënoi shtatë gola dhe regjistroi gjashtë asistime. Sa i përket Barcelonës, ai ka luajtur gjithsej 57 ndeshje në këtë ekip dhe ka shënuar dy gola me tre asistime.

Etiketa: Barcelonariqui puigxavi

Lajme të lidhura

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet
Sport

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Para
James akuzon: Disa lojtarë nuk donin të luanin…

James akuzon: Disa lojtarë nuk donin të luanin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com