GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pse e lëshoi Rama, Gjiknurin në Asamblenë e PS

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse e lëshoi Rama, Gjiknurin në Asamblenë e PS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me mburrjen që bën Edi Rama, kur thotë se mund të lëshojë këdo nga bashkëpuntorët e ngushtë në PS, Damian Gjiknuri duhet ta lexojë me kujdes shkarkimin e papritur si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Të njëjtën trajektore përshkroi edhe Arben Ahmetaj, që para se të thirrej në SPAK, u shkarkua si zv.kryeministër dhe pastaj si drejtues politik në Vlorë.

Shkarkimi i sotëm i Damian Gjiknurit nuk vjen si pasojë e aktivitetit të tij politik. Si drejtues politik i Elbasanit ai nxorri fitues kandidatët socialistë në të katër bashkitë Elbasan, Peqin, Gramsh dhe Librazhd.

Por një javë më parë, emri i Gjiknurit doli në dosjen e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Në laptopin e Klodian Zotos u gjetën dy rezervime hotelesh në Vienë dhe Frankfurt për Damian Gjiknurin, që në atë kohë ishte Ministër i Energjisë dhe Infrastruktrës

Në faqet 269-271 të dosjes shkruhet se dy pagesat e udhëtimeve ishin bërë nga Klodian Zoto.

“Ekziston dyshimi se shtetasit Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri janë takuar dhe kanë qëndruar bashkë më datë 08.02.2014 në Frankfurt me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto,” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Sipas fakteve të mbledhura nga hetimi, Zoto ka paguar për Gjiknurin Hotelin Mariot me vlerë 147 mijë lekë.

“…emaili i agjencisë xxx me titull ‘hoteli i mr Gjiknuri’” shkruhet në dokumentin e prokurorisë. “…Ky email më datë 08.02.2014 ora 07.45.51 i është përcjellë nga Damiani emailit të Klodian Zotos,” shkruan më tej prokuroria.

Gjiknuri ishte nisur në këtë rast për në Shtetet e Bashkuara në një udhëtim zyrtar.

Për udhëtimin në Vjenë, Damian Gjiknuri ishte nisur për negociatat me kompaninë çeke të energjisë elektrike, CEZ për riblerjen nga shteti shqiptar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Por sipas dosjesm në atë kohë Zoto dhe Mërtiri ishin në negociata për një kontratë koncesionare për instalimin e mbi 1 milionë matësave të energjisë elektrike.

Në atë kohë qeveria shqiptare u investua për reformën në energji, që u pasua me ndërprerjen e qindra lidhjeve të paligjshme dhe arrestimin e shumë qytetarëve që u kapën me lidhje të paligjshme të energjisë.

Gjiknuri i ka mohuar gjetjet e dosjes së SPAK. Në një reagim për gazetarët pas publikimit të të dhënave, Gjiknuri tha se udhëtimet që përmenden në dosje janë të paguara nga Ministria që ai drejtonte. Ai tha se dispononte faturat e pagesës së hoteleve dhe se prokuroria i kishte administruar këto fatura.

“Rast pas rasti gjithkush do të përdorë emrin tim për të ngritur kauza politike. Të gjitha udhëtimet, dy udhëtimet që kanë dalë në media janë udhëtime të pretenduar. Ka dokumentacion në MiE. Jam në dijeni që prokuroria i zotëron. Udhëtimet e mia si ministër janë të deklaruara. Sa i përket rolit tim si ministër, nuk ka asnjë shkelje ligjore në asnjë procedurë. Nuk ka dalë dikush të citojë një shkelje ligji nga unë si ministër në ushtrimin e detyrës time. Çdo ministër përgjigjet për atributin e zyrës që përfaqëson. Qeveria është një institucion i organizuar” u shpreh Gjiknuri.

I pyetur për njohjet me Klodian Zoton apo me Mirel Mërtirin, Gjiknuri foli për njohje rastësore që nuk kanë asnjë lloj vlere.

“Bëhet fjalë për akte zyrtare dhe pasoja konkrete. Lidhjet rastësore me persona apo njohje nuk kanë asnjë lloj vlere. Në detyrën time kam zbatuar ligjin. Akuza politike ka vite që ngrihen ndaj meje. Me Arben Ahmetaj kam bërë udhëtime se e kam koleg. Për dy udhëtimet drejtohuni ministrisë së energjisë. I keni fatuar atje gjithçka. Aty janë dokumentat do të dalin, kur të thirrem do të jap shpjegime. Akuzat politike kanë vite që ngriten ndaj meje, të njohësh njerëz nuk është krim”, tha ai.

Gjatë mbledhjes së sotme të Asamblesë që zgjati pak minuta, Damian Gjiknuri u zëvëndësua në detyrë nga Blendi Klosi. Në dalje, ai nuk foli për gazetarët që i kërkuan një prononcim.

Mënjanimi i Damian Gjiknurit mund të sinjalizojë lëshimin e tij tek SPAK nga Rama. Kryeministri ka bërë të njëjtën gjë me Saimir Tahirin, kur e shkarkoi nga detyra dhe e la në rënie të lirë drejt arrestimit. E njëjta situatë ka qenë me Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Vangjush Dakon dhe së fundmi me Arben Ahmetajn. Para firmosjes së urdhër-arrestit, të gjithë u detyruan të lënë postet shtetërore apo ato partiake për të përfunduar në burg. I vetmi që zgjodhi të arratiset është Arben Ahmetaj. Mbetet për t’u parë si do të reagojë Damian Gjiknuri pas këtij sinjali që i dha Rama.

Kur ka folur për “lëshimet” e bashkëpuntorëve, Rama e bëri të qartë edhe një herë pas arratisjes së Ahmetajt qëndrimin e tij. “Ua kam thënë shumë troç dhe po e rithem këtu publikisht para të gjithëve, unë nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar, kur ai e lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët” tha kryeministri./Lapsi.al

Etiketa: Asamblea PSGjiknuriKryesore1Rama

Lajme të lidhura

U shkri Komisariati i Sarandës dhe u arrestua shefi, beach bari me leje nga KKT e Ramës
Aktualitet

U shkri Komisariati i Sarandës dhe u arrestua shefi, beach bari me leje nga KKT e Ramës

14:00 - 17/05/26
“Isha në banak”, zbardhet dëshmia e punonjëses së argjendarisë në Kamëz
Aktualitet

“Isha në banak”, zbardhet dëshmia e punonjëses së argjendarisë në Kamëz

13:56 - 17/05/26
Dherat bllokojnë rrugën Gramsh-Kukur, kamioni gati të bjerë në humnerë
Aktualitet

Dherat bllokojnë rrugën Gramsh-Kukur, kamioni gati të bjerë në humnerë

13:15 - 17/05/26
Para
Berisha: Rama flaku Gjiknurin, e këshilloi të arratiset si Ahmetaj

Berisha: Rama flaku Gjiknurin, e këshilloi të arratiset si Ahmetaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

U shkri Komisariati i Sarandës dhe u arrestua shefi, beach bari me leje nga KKT e Ramës
Aktualitet

U shkri Komisariati i Sarandës dhe u arrestua shefi, beach bari me leje nga KKT e Ramës

14:00 - 17/05/26

Një operacion i zhvilluar nga Policia e Shtetit në Sarandë ka çuar në arrestimin e 8 shtetasve që punonin në...

Lexo më shumë
“Isha në banak”, zbardhet dëshmia e punonjëses së argjendarisë në Kamëz

“Isha në banak”, zbardhet dëshmia e punonjëses së argjendarisë në Kamëz

13:56 - 17/05/26
Dherat bllokojnë rrugën Gramsh-Kukur, kamioni gati të bjerë në humnerë

Dherat bllokojnë rrugën Gramsh-Kukur, kamioni gati të bjerë në humnerë

13:15 - 17/05/26
Akuza për ngacmimin seksual të 21-vjeçares/ Juristja: Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë

Akuza për ngacmimin seksual të 21-vjeçares/ Juristja: Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë

12:45 - 17/05/26
Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona

Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona

12:27 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com