GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Del më në fund përgjegjësi i sulmit ndaj urës së Krimesë

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Del më në fund përgjegjësi i sulmit ndaj urës së Krimesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të mërkurën, shërbimi i sigurisë së Ukrainës pranoi se ishte përgjegjës për një shpërthim që dëmtoi rëndë urën e Kerçit, që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, në muajin tetor të vitit të kaluar.

Shpërthimi, i shkaktuar nga një kamioni me bombë, rezultoi në tre viktima.

Duke folur në televizionin kombëtar ukrainas të mërkurën, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Vasyl Malyuk tha se agjencia e tij qëndronte pas sulmit.

“Kishte shumë operacione të ndryshme, operacione speciale. Për disa prej tyre do të mund të flasim publikisht dhe me zë të lartë pas fitores, nuk do të flasim fare për të tjerët”, tha Malyuk.

“Është një nga veprimet tona, përkatësisht shkatërrimi i urës së Krimesë më 8 tetor të vitit të kaluar”.

Pas këtij incidenti, Rusia rindërtoi urën. Presidenti Putin drejtoi një makinë nëpër strukturën e restauruar pasi u kryen riparime të shumta.

Javën e kaluar, një tjetër sulm në urë la të vdekur një çift dhe plagosi rëndë vajzën e tyre.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ura që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë “sjell luftë, jo paqe”, dhe rrjedhimisht është objektiv luftarak.

Kjo urë ka një rëndësi të madhe për Moskën, duke shërbyer si një rrugë thelbësore për furnizimet ushtarake dhe civile dhe simbolizon kontrollin e Kremlinit mbi gadishullin e aneksuar të Krimesë që nga viti 2014.

Ura rrugore dhe hekurudhore është e gjatë 19 kilometra.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar për “përgjigje” ndaj sulmit.

Krimea u aneksua nga Rusia më 2014, ndërsa Kievi do që ta rimarrë atë, teksa po lufton kundër pushtimit të plotë rus prej 17 muajsh.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Etiketa: KrimeaRusiasulmi ajrorukraina

Lajme të lidhura

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor
Aktualitet

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor

10:56 - 05/06/26
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në  Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme

10:49 - 05/06/26
Skandali/ Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim
Aktualitet

Skandali/ Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim

10:23 - 05/06/26
Para
“Rezoluta kundër gjenocidit serb në Bosnje”, Baton Haxhiu: Rama doli blof!

Baton Haxhiu këmbëngul: Rama ka shkarkuar Ibrahimajn, ja shkaku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor
Aktualitet

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor

10:56 - 05/06/26

Me dhimbje të thellë dhe mes lotëve të familjarëve, miqve, kolegëve dhe qytetarëve, i është dhënë sot lamtumira e fundit...

Lexo më shumë
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në  Prokurorinë e Posaçme

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme

10:49 - 05/06/26
Skandali/ Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim

Skandali/ Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim

10:23 - 05/06/26
Financial Times: Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri

Financial Times: Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri

09:59 - 05/06/26
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri)

09:48 - 05/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom