GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Mishi i njeriut nuk ka shije? Ja çfarë thonë ata që e kanë provuar

10:16 - 27/07/23
në Lajme, Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Mishi i njeriut nuk ka shije? Ja çfarë thonë ata që e kanë provuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një dokumentar satirik, i quajtur “Gregg Wallace: British Miracle Meat”, ndoqi prezantuesin e saj në një fabrikë ku prodhohej “mish laboratorik njerëzor”, të cilin ai e provoi. Megjithëse programi i transmetuar në Channel 4 ishte thjesht parodi, shumë shikues e besuan ndërsa shprehën edhe neveri.

Nisur nga kjo, çfarë shijeje ka mishi njerëzor?

Kanibalizmi është pranuar si një akt i gabuar, por ka patur njerëz përgjatë historisë që kanë qenë kureshtarë. “Daily Mail” është ‘zhytur’ në rrjedhën e kohës për të zbuluar mendimet e personave që e kanë provuar.

Në 1920, eksploruesi amerikan William Buehler Seabrook shkroi një libër të detajuar mbi shoqëritë kanibaliste. Ai shkoi aq thellë sa e provoi vetë kur takoi fisin Guero në Afrikën perëndimore dhe e përshkroi eksperiencën e tij në librin “Jungle Ways”, publikuar më 1931. Seabrook shkroi se mishi i pagatuar dukej si biftek, por më pak i kuq dhe me dhjamë në ngjyrë të verdhë të zbehtë. Pasi gatuhej, kthehej në gri dhe kundërmonte si biftek. Shijen e përshkruan kështu:

“Ishte thuajse si viç i shijshëm, i rritur plotësisht sa mendoj që asnjë njeri me një qiellzë normale mund ta dallonte nga viçi”. Fjalët e eksploruesit rezultuan të pavërteta pasi më vonë ai rrëfeu se fisi Guero nuk e kishte lënë të merrte pjesë në ritualin e tij.

Ai tha se për t’i shkuar deri në fund, mori një copë mishi nga një trupi i një pacienti të vdekur në Francë dhe e gatoi. Megjithatë, ekspertët kanë rezerva për përshkrimin e tij pasi komentet për kanibalizmin që vijnë nga kriminelët e sëmurë mendërisht janë kontradiktore.

Kanibali gjerman Armin Meiwes këmbëngulte se mishi njerëzor ka shijen e mishit të derrit, por “pak më i hidhur, më i fortë” ndërsa japonezi Issei Sagawa e përshkruan “të butë dhe të njomë” si peshku ton.

Të mbijetuarit e një avioni të rënë në vitin 1972 në Ande u detyruan të hanin pasagjerët e tjerë që të mos vdisnin, por thanë se mishi i ngrirë nuk kishte shije.

“Kur hëngra kafshatën e parë, nuk kishte shije. E detyrova veten të gëlltitesha, pa ndjesi faji. Po haja që  të jetoja”, u shpreh i mbijetuari Nando Parrado.

Vitin e shkuar, vrasësi rus Vladimir Nikolayevich Nikolayev rrëfeu se në vitin 1997 kishte ngrënë mish njeriu për herë të parë. Ai u grind  me një burrë që po rrinte në derën e ndërtesës së tij, e goditi, e vrau dhe më pas i copëtoi trupin.

Pasi i preu kokën dhe gjymtyrët, kuptoi se asgjë nuk mund ta ndalte kuriozitetin e tij për ta ngrënë.  “Preva një copë nga kofsha dhe e zieva”.

Më pas, Nikolayev tha se nuk i “pëlqeu” shija dhe vendosi ta skuqte. Ai u akuzua për shitjen e 5 kg mish njeriu në një treg të hapur të cilin e reklamonte si mish kanguri. Vrasësi u zbulua nga një grua që vuri re shijen e pazakontë, e çoi mishin te një doktor për ekzaminim dhe rezultoi se ishte mish njeriu.

Në 2006, kërkuesit e NEC System dhe Mie University krijuan një robot që mund të identifikonte verën nga shija, një “somelier elektromekanik”.

Por kur gazetarët nisën të fusnin duart në nofullat e robotit, ky i fundit përcaktoi se shija ishte si proshutë ndërsa këmbët si mish derri.

Në 2014, gazetari i “BBC”,  Greg Foot hoqi një pjesë muskuli nga pulpa për të ditur çfarë shijeje kishte. Ai nuk e hëngri, por u krye një biopsi për të studiuar teksturën përpara se të gatuhej dhe të analizoheshin aromat.

“Ka erë të mirë. Shumë mishtore, më e pasur se sa e derrit apo e pulës”, përshkroi gazetari.

Foot mësoi se muskuli kishte fibra të ngjashme me ato që gjenden në gjoksin e pulës dhe në disa pjesë të biftekut.

Duke qenë se kanibalizmi është një vepër me natyrë tabuje, shumë pak studime shkencore kanë studiuar shijen e vërtetë të mishit njerëzor të gatuar. Mishi i njeriut është i pasur me mioglobinë që do të thotë se hyn në kategorinë e mishit të kuq.

Në vitin 2019, profesori suedez Magnus Soderlund tha se trupat e vdekur mund të jenë një zgjidhje më e qëndrueshme se sa industria e mishit dhe bulmetit ose ngrënia e insekteve nëse burimet ushqimore do të pakësohen në të ardhmen.

Sipas tij, ‘diskutimi’ për tabutë e kanibalizmit mund të ndryshojë me kohën dhe njerëzit mund të shtyhen për të marrë vendimet e duhura.

Etiketa: kerkime

Lajme të lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Para
“Përfituan 4.7 mln Euro”, SPAK: Mashtruesit përdornin teknika bindëse

"Përfituan 4.7 mln Euro”, SPAK: Mashtruesit përdornin teknika bindëse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com