GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 1 MLD Lekë për vëllezërit Ibrahimi, Pamela skualifikon 22 firma

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi 1 MLD Lekë për vëllezërit Ibrahimi, Pamela skualifikon 22 firma
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako edhe kur nuk firmos, ka ndikimin e vet në abuzimet që ndodhin në Durrës. Është Pamela Bardhaj, drejtore e spitalit Rajonal Durrës, që e frymëzuar nga kryebashkiakja Sako, merr guximin të firmosë aferën që e ka faturën 970 milionë lekë. Kujtojmë se Sako ka qenë shefja e Bardhit deri në fillim të vitit të kaluar, kur kjo la detyrën e kryetares së financave në këshillin bashkiak dhe u bë drejtore e Spitalit Rajonal.

Bardhi ka urdhëruar tenderin me objekt “Rikonstruksioni i Poliklinikës së Spitalit Rajonal Durrës”, kontrata e të cilit është firmosur më datë 3 maj 2023. Por sikur shihet nga dokumenti, ky tender është dhënë në mungesë të konkurrencës dhe për këtë është vlerësuar nga Open Data me “Flamur të Kuq”. Kjo është shenja kur ka risk të lartë për korrupsion me fondin e prokuruar.

Në dokument shihet se janë 22 firma që kanë paraqitur interes, por 21 oferta i skualifikoi Bardhaj qysh në fazën e parë. Pra vetëm firma e favorizuar prej drejtoreshës Bardhi plotësonë kriteret. Kështu, kontrata me vlerë gati 1 miliardë lekë i dhurohet firmës ED KONSTRUKSION, në pronësi të vëllezërve Alfred dhe Ramadan Ibrahimi.

Bardhi mendoi se kjo punë do të mbyllej pa zhurmë, por kjo aferë ka përfunduar në KPP.

Më datë 8 maj 2023, firma “NG Structures” SHPK, në pronësi të Hekuran Hoxhës, ka bërë një denoncim ku shprehet se Autoriteti Kontraktor ka paracaktuar fituesin dhe i ka mbyllur procedurat pa konkurrencë. Sigurisht kjo ankesë i është dërguar edhe drejtoreshës, i cili më datë 26 maj e ka hedhur letrën në kosh, duke pretenduar se oferta e NG Structures” SHPK ishte anomalisht e ulët,  53 milionë lekë më lirë se fituesi.

Nuk mund të lejojë Pamela Bardhaj që të kushtojë kaq lirë rikonstruksioni i Spitalit! Por, ankimuesi nuk është dorëzuar dhe i ka paraqitur dokumentet e tij si dhe planin për realizueshmërinë e projektit pranë KPP më datë 26 maj 2023. “Referuar përshkrimit përmbledhës të dhënë nga AK ne njoftimin e fituesit mbi skualifikimin e ofertës se OE “NG Strukturës” SHPK është përcaktuar se “. . …Operatori ekonomik NG Structures ka dorëzuar analizën e kostove për zërat e kërkuar qe nuk reflekton ofertat e dorëzuara, VKM nr. 414 date 27.06.2012, VKM nr. 629 date 15.07.2015 “Per miratimin e manualeve teknike te çmimeve te punimeve te ndërtimit dhe analizave teknike te tyre, ku operatori”, tregon KPP ka vlerësuar se pretendimi i ankimuesit qëndron.

 

Madje me çdo dokument që ka dorëzuar ankimuesi KPP shprehet se pretendimi qëndron. Por, në fund, si për të shpëtuar drejtoreshën Bardhaj, dikush nga lart ( ndoshta ndonjë nga njerëzit e ministres Manastirliu) urdhëroi që të mbyllet çështjen pa marrë asnjë vendim. Gjithsesi KPP, i kërkon Autoritetit Kontraktor (drejtoreshës Bardhaj) kësaj të fundit të vazhdojë me procedurat e nevojshme, duk qenë se pas dy ankesave pranoi të rishikonte dokumentet. Por sigurisht që rrëzohet vendimi i skualifikimit.

“Sa më sipër, nga shqyrtimi i informacionit të dorëzuar nga autoriteti kontraktor, konkretisht aktit të trajtimit të ankesës së operatorit ekonomik ankimues, konstatohet se autoriteti kontraktor ka pranuar plotësisht ankesën e operatorit ekonomik “NG Structures” SHPK, kështu që rrjedhimisht, për sa kohë nuk janë paraqitur argumente nga subjektet e interesuar, Komisioni në mbështetje të nenit 115 pika 3 gërma a), mbyll çështjen për ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “NG Structures” SHPK për procedurën e prokurimit objekt ankimi”, thuhet në vendim. Kujtojmë se puna për këtë projekt ka nisur qysh më parë, në tetor 2022. Në këtë kohë, drejtoresha Bardhaj ka firmosur 15 milionë lekë për “Shërbim konsulence” për hartimin e këtij projekti.

Epo Bardhi i paska shpatullat e ngrohura nga ministrja Manastirliu, ndërkohë që është edhe mikeshë e kryebashkiakes Sako, prandaj nuk ka frikë të firmosë pa iu dridhur qerpiku tenderë abuzivë 1 miliard lekësh!

Lexo edhe: “Do jetë teatri i parë në botë pa arkivist”, Sako shkarkon Gëzim Domin

Etiketa: ogerta manstilriupamela bardhiSakospitali rajonal durres

Lajme të lidhura

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m
Breaking Views

Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m

22:02 - 22/05/26
Tender alla Beci për Fernand Nuhën/  Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë
Breaking Views

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë

21:33 - 21/05/26
Para
Komisioni Evropian pranon se ka financuar miliona euro, për OJQ-të e ekstremit të majtë

Operacioni/ Euro shënon tjetër rritje, ç’po ndodh me këmbimin valutor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin
Botë

Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin

15:27 - 27/05/26

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një moment tensionesh...

Lexo më shumë
Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli

Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli

15:02 - 27/05/26
Popullor pavarësisht humbjes, mbi 70% e simpatizantëve të SYRIZA kundër dorëheqjes së Tsipras

Trazohet skena politike në Greqi, Tsipras formon parti të re dhe synon bashkimin e frontit opozitar

14:35 - 27/05/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier

14:13 - 27/05/26
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim

BE kërkon ‘ndërmjetës të fortë’ për të nxitur Rusinë drejt paqes në Ukrainë

13:50 - 27/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com