GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacioni/ Euro shënon tjetër rritje, ç’po ndodh me këmbimin valutor

15:54 - 27/07/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni Evropian pranon se ka financuar miliona euro, për OJQ-të e ekstremit të majtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Monedha europiane Euro ka shënuar një tjetër rritje në kursin e këmbimit valutor, ku gjatë ditës së sotme 1 Euro shkëmbehej me 104.87 lekë, ose 2.65 lekë më shumë se një ditë më parë.

Brenda një jave, ku vlera e Euros në raport me Lekun ra në nivelin më të ulët historik të 100.49 lekë, monedha europiane ka pësuar një rritje me 4.38 lekë.

Rritja e shpejtë e Euros, ashtu siç pritej, ka tërhequr pas vetes edhe shumicën e valutave të tjera të rëndësishme. Dollari Amerikan u këmbye me 94.23 lekë, duke prekur nivelin më të lartë në dy javët e fundit. Edhe Paundi Britanik u rrit, duke arritur vlerën e 122.29 lekëve dhe duke prekur gjithashtu nivelin më të lartë në më shumë se dy javë.

Agjentët e tregut shprehen se të gjitha bankat tregtare kanë dalë në blerje të valutës, duke shtuar kërkesën dhe duke e rritur kursin me ritme të larta. Ekspertët besojnë se kjo situatë është tipike e kërkesave në vlera të mëdha nga klientë korporativë. Bankat po blejnë valutë për të përmbushur këtë kërkesë ose për të mbyllur pozicionet nga shitjet në vlera të mëdha të realizuara, raporton Monitor.

Sipas informacioneve nga tregu, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë rreth 30 milionë euro, në funksion të nevojave për importin e energjisë.

Vitin e kaluar importet e energjisë nga KESH luajtën një rol të konsiderueshëm në kursin e këmbimit dhe sollën rritje të përkohshme të kursit, siç ndodhi në muajin mars 2022. Megjithatë, pas nëntorit 2022, rritja e prodhimit të brendshëm të energjisë ulu nevojën për importe dhe ndikoi në uljen e kërkesës për euro dhe në rënien e kursit të monedhës europiane në muajt e fundit të vitit. Me sa duket, rifillimi i importeve të energjisë mund të jetë një faktor që do të ndikojë përsëri kursin e këmbimit valutor.

Agjentët mendojnë se në treg mund të ketë pasur edhe subjekte të tjera që kishin zgjedhur këtë periudhë të vitit për të blerë valutë, mbështetur në pritshmëritë për rënien sezonale të kursit Euro-Lek. Kjo ka sjellë një kërkesë të përqendruar dhe rritje krejt të pazakontë të Euros, pikërisht në pikun e sezonit turistik. Rritja e papritur e kërkesës ka sjellë një lloj paniku, që ilustrohet edhe nga rritje e shpejtë e marzheve të këmbimit, si një mekanizëm që agjentët e përdorin për të shmangur humbjet nga luhatjet shumë të forta afatshkurtra.

Kursi ka ndjekur një dinamikë të ngjashme edhe më herët këtë vit, kur, pas një trajektoreje të gjatë rënëse, Euro ka shënuar një rritje të fortë disa ditore. Ekspertët besojnë se një skenar normal rritja e kursit me këto përmasa nuk do të zgjasë shumë, edhe duke pasur parasysh se në këtë periudhë të vitit oferta valutore vlerësohet të jetë mjaft e lartë.

Etiketa: eurokembimi valutorleku

Lajme të lidhura

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani
Aktualitet

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Para
Aksidenti tek Rruga e Dibrës, arrestohet emigrantja nga Britania

"Mbretërojnë" insektet, shtohen pickimet nga merimangat dhe bletët

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com