GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama, ‘katharsis teatral’ me ndryshimet në Partinë Socialiste

17:10 - 27/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama, ‘katharsis teatral’ me ndryshimet në Partinë Socialiste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama largoi Damian Gjiknurin nga posti i dytë më i lartë në Partinë Socialiste dhe ndryshoi sekretariatin, por për vëzhguesit e politikës, këto ndryshime nuk tregojnë reflektim për skandalet e korrupsionit me të cilat po përballet qeverisja e tij.

Në një mbledhje kryesie me dyer të mbyllura të mërkurën, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shkarkoi të gjithë sekretariatin e partisë, përfshirë edhe sekretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri.

Shmangia e Gjiknurit nga detyra e dytë më e lartë e Partisë Socialiste vjen vetëm pak ditë pasi emri i tij u përmend në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili iu shmang përballjes me drejtësinë pas akuzave për korrupsion dhe pastrim parash.

Sipas dosjes së SPAK, Gjiknuri dyshohet se përfitoi në dy raste pagesa hotelesh nga biznesmeni i koncesioneve të inceneratorëve, Klodian Zoto, në kohën që mbante detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjiknuri mohoi të ketë fjetur në hotelin e paguar nga Zoto dhe pretendoi se shpenzimet e tij ishin mbuluar nga ministria.

Në vend të Gjiknurit, asambleja votoi propozimin e Ramës për Blendi Klosin, një ish-ministër i Mjedisit në vitet 2017- 2021.

“Jam komanduar deri në zgjedhjet që do të bëhen në Kongresin e shtatorit,” konfirmoi Klosi në një komunikim telefonik me BIRN, në mungesë të një njoftimi apo komunikimi zyrtar për mediat pas mbledhjes së Asamblesë.

Në po të njëjtën mbledhje, Rama propozoi zgjedhjen e kryetarit të ri të Grupit Parlamentar duke ia besuar këtë detyrë Blendi Çuçit, ish-ministri i Brendshëm. Rama e shkarkoi Çuçin pak javë më parë pas skandalit në Fushë-Krujë, ku të afërmit e deputetit Rrahman Rrahja ushtruan dhunë mbi qytetarët, të cilët policia e këtij qyteti kishte dështuar t’i merrte në mbrojtje.

Por për ekspertët e politikës, këto lëvizje të Ramës prodhojnë më shumë konsum publik se sa tregojnë një reflektim të vërtetë të tij për t’u përballur me skandalet e njëpasnjëshme dhe përfshirjen e shumë zyrtarëve qendrorë dhe vendorë në akte korruptive.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, i tha BIRN se ndryshimet në mbledhjen e fundit të kryesisë së Partisë Socialiste janë veçse një riciklim emrash, që nuk e ndryshojnë imazhin e qeverisjes.

“Reflektimi do të duhej të bëhej në dy aspekte, për t’u distancuar nga çdo individ i korruptuar dhe për të krijuar mekanizma parandalues ndaj rasteve të tilla,” tha Krasniqi, duke shtuar se “kjo nuk ndodhi”.

“U bë kohë që PS nuk arrin të ndryshojë vetveten, dhe kjo vjen për shkak të konsumimit të madh të pushtetit, përfshirjes së një numri madh të saj në raste korruptive dhe sistemin domino, ku çdo skandal, siç ishte ai inceneratorëve, prek ministra, kryetarë bashkie dhe deputetë, pra tre nivelet kryesore të drejtimit të kësaj partie,” shtoi ai.

Edhe për Edlira Gjonin, eksperte e komunikimit, lëvizjet e fundit të Ramës janë një “katharsis teatral” dhe nuk tregojnë ndryshim të vërtetë dhe përballje të vërtetë të tij dhe të Partisë Socialiste me skandalet korruptive të njëpasnjëshme.

“Shqetësimi është se vala e shkelësve të majtë nuk shkakton asnjë ndryshim sjellje në ata që ende qëndrojnë në këmbë në qeverisje. Përkundrazi: sillen edhe më arrogantë,” tha Gjoni.

Shkarkimi nga funksionet partiake i Gjiknurit, sipas Gjonit, nuk mjafton për të patur një reflektim të vërtetë para publikut për ‘korrupsionin që ka hedhur rrënjë në qeveri’.

Distancimin e Ramës nga bashkëpunëtorët e tij që janë nën akuzë për korrupsion, Gjoni e sheh vetëm si një komunikim publik për të fituar pikë si “luftues i korrupsionit”, por pas fasadës, shton ajo, “është e pamundur të besosh se ai nuk ka pasur dijeni për mëkatet e tyre”.

Për Krasniqin, Partia Socialistë është në një moment të konsumit të madh të pushtetit dhe se i duhet të ndryshojë jo vetëm ekipin drejtues, por dhe qasjen ndaj publikut, “për t’u treguar më transparente dhe llogaridhënëse”.

Në këtë kontekst, ai i sheh lëvizjet e Ramës më shumë si përpjekje për të mbushur hapësirën publike nëpërmjet axhendës së tij, sesa realisht si akte debati për reformat për të cilat PS është votuar. /Reporter.al/

Etiketa: katharsisPSRama

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
Një lokal në Vlorë u përfshi nga zjarri gjatë natës, policia zbardh shkaqet

Përfshihet nga flakët fabrika e prodhimit të lëngjeve AMITA

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

Lexo më shumë
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com