Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, ka festuar sot ditëlindjen e tij të 40-të. Ylli kuqezi ka patur një karrierë të shkëlqyer në kampionatet më të forta të Europës duke lënë shenjën e tij, sidomos si kapiten i një-herë kampionëve të Europës, Olimpik Marsejë.
Pikërisht nga Franca, i ka ardhur një urim special. Profili zyrtar i Ligue 1 ka postuar një status në rrjetet sociale, me dixhiturën “Dashuria për emblemën, gëzuar 40-vjetorin e lindjes, ish-yllit shqiptar Lorik Cana”.
Përsa i përket futbollit francez, Cana mbahet mend për aventurat e tij te Paris Saint-Germain, Olimpik Marsejë dhe Nantes.
Discussion about this post