GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Manastirliu i fal 2.3 Mld Lekë shefit të “Marina Bay”, i bën “Geraldinës” rikonstruksion çdo vit

14:32 - 28/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Manastirliu i fal 2.3 Mld Lekë shefit të “Marina Bay”, i bën “Geraldinës” rikonstruksion çdo vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nis me propagandën që shërben si fasadë dhe aty pas vazhdon përvetësimi dhe shpërdorimi i fondeve publike. Kështu po vepron ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me projektin e nisur në vitin 2021 me objekt “Rikonstruktimi i Maternitetit Mbretëresha Geraldinë”, duke abuzuar dhe shpërdoruar sa më shumë fonde.

Në 2021 dhe 2022 janë derdhur 466 milionë lekë për rikonstruksionin e godinave të spitalit, por siç duket firmat përgjegjëse nuk e kanë përfunduar punën sipas kontratës. Këtu hyn në lojë ministrja Manastirliu, e cila gjen rastin të t’u xhirojë miqve të saj një shumë tjetër të majme.

Pa e zgjatur, ministrja ka urdhëruar një tjetër tender në kuadër të këtij projekti.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Rikonstruksion, përforcim i godinës së Obstetrikës, rikonstruksion dhe termoizolim i fasadës së godinës së Gjinekologjisë dhe sistemimet e jashtme, brenda kompleksit të godinave të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”. Siç përshkruhet, kjo është një punë që duhet bërë për së dyti. Kjo për taksapaguesit shqiptarë do të thotë edhe 2.3 miliardë lekë shtesë.

Kontrata është firmosur më datë 25 korrik 2023, por siç shohim nga dokumentet, prokurimi mban “Flamurin e Kuq”. Kjo shenjë vendoset nga Open Data për riskun e lartë të korrupsionit që ka ky tender. Pa llogaritur këtu se kjo është punë që po bëhet për së dyti dhe është kosto shtesë.

Fituesit

Janë 5 kompani që kanë paraqitur ofertat e tyre, por 4 janë skualifikuar nga gara. Në këtë mënyrë përfitohet tenderi pa garë, për shkak të mungesës së konkurrencës. Këtu shihet dhe shkelja tjetër ligjore, oferta fituese është sa 99% e fondit limit, 2.28 miliardë lekë.

Është bërë zakon tani që ministrat paguajnë nga dy apo edhe tre herë për të njëjtën punë, që të kënaqin nga pak oligarkët e tyre. Ky është tipik rasti, sepse vetëm për rikonstruktimin e dy godinave të maternitetit po jepen më shumë para, të cilat do të shkojnë në xhepat e Xhetan Ndregjonit, pronari i “NDREGJONI” sh.p.k” dhe “VALONA KONSTRUKSION” shpk, në pronësi të Besnik Lulajt, që garuan me një ofertë të përbashkët.

Xhetan Ndergjoni është një biznesmen që ka marrë dhurata të majme nga qeveria. Ai gëzon statusin si “investitor strategjik për projektin e investimit “Marina di Valona”, specifikisht për zhvillimin e njësive akomoduese, hoteleri e shërbime të standardizuara të zonës në kufi me infrastrukturën portuale koncensionare”. Përmes këtij statusi ai do të vjelë para në Vlorë për 20 vjet. Por, Xhetani nuk kënaqet me statusin, tani po fut duart edhe në sektorin e shëndetësisë.

Ndërsa Besnik Lulaj është pronari i kazinosë “Marina Bay”- Vlorë, por sipas akuzave në mediat ndërkombëtare, pas kësaj lavatriçeje qëndron karteli meksikan “El Chapo. Pra, paratë e shëndetit shkojnë në duart e miqve të mafias dhe të kryeministrit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbesnik lulajdrogeogerta manastilriutender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Vendi digjej, ai shkoi me pushime/ Jep dorëheqjen ministri

Vendi digjej, ai shkoi me pushime/ Jep dorëheqjen ministri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com