GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj, 4 orë në SPAK për inceneratorët

19:24 - 28/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj, 4 orë në SPAK për inceneratorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është marrë në pyetje në SPAK nga prokurorët që po hetojnë çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Nga burime konfidenciale, Gijotina.com, mëson se Kryebashkiaku ka hyrë në SPAK në orët e pasdites dhe për plot 4 orë ka dhënë shpjegime në Prokurorinë e Posaçme, lidhur me procedurat e ndjekura nga Bashkia e Tiranës, por edhe ai vetë, përsa i takon inceneratorit të Tiranës.

Burimet konfirmojnë se Veliaj është pyetur lidhur me njohjet që ka me ata që konsiderohen si “bosët” e inceneratorëve, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, sikundër është pyetur mbi procedurat që janë ndjekur për inceneratorin e Tiranës.

Ende nuk dihet se me çfarë statusi në raport me hetimin, Prokurorët e SPAK kanë thirrur Erion Veliajn, i cili deri më sot konsiderohej si ndër personazhet e paprekshëm nga drejtësia.

Nga ajo që është deklaruar dhe denoncuar është se në Tiranë nuk ka një incenerator, megjithëse vijojnë pagesat ditore te pronarët e tij.

Gjatë fushatës për mandatin e 3-të, Veliaj tha se nuk mbante asnjë përgjegjësi se çfarë ndodhte brenda inceneratorit, pasi detyra e tij dhe institucionit që drejton, përfundon në momentin që mbetjet kalojnë portën e inceneratorit.

Në Komisionin Hetimor për inceneratorët, Erion Veliaj tha se kishte dhënë miratimin vetëm “parimisht” dhe se Këshilli Bashkiak e kishte miratuar më vonë kontratën, një deklaratë që u konsiderua e gënjeshtërt”.

Erion Veliaj referuar dokumenteve që janë publikuar është shprehur parimisht dakort lidhur me projektin e inceneratorit.

Emri i Kryebashkiakut të Tiranës, i cili në 14 maj, morri mandatin e 3-të, ka dalë edhe në dosjen që SPAK depozitoi në Kuvend, kur kërkonte autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetajt, deputet i PS-së, dhe ish-zv.Kryeministër i Edi Ramës.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë seancës me dyer të mbyllura, u pyet nëse po hetohej ose jo Kryebashkiaku Veliaj, por përgjigjia e tij ishte “nuk nxjerrim sekretin hetimor”.

Referuar asaj çka është publikuar deri më sot, rezulton se në janar të vitit 2016, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dërgoi një propozim qeverisë për mundësinë e përfshirjes së sektorit privat në fushën e menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane të kryeqytetit, përmes një kontrate të partneritetit publik-privat, PPP.

Përmes një shkrese të dërguar në adresë të ministrit të atëhershëm të Financave, Shkëlqim Cani, Veliaj e mbështet idenë në një studim fizibiliteti të hartuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, IFC, për PPP dhe një studim të Korporatës Ndërkombëtare Japoneze, JICA, për zgjerimin e venddepozitmit të mbetjeve në Sharrë.

“…kërkohet miratimi i Ministrisë së Financave për këtë nismë, e cila do të sigurojë një shërbim cilësor dhe sipas standardeve europiane për qytetarët dhe mjedisin në Tiranë,” thuhet në shkresën e kryebashkiakut Veliaj, raportonte BIRN.

Kryebashkiaku Veliaj ka mohuar publikisht në të shkuarën se ka pasur rol aktiv në procedurat e koncesionit të mbetjeve në Tiranë, por dokumentet hetimore të Prokurorisë së Posaçme, sipas publikimeve, tregojnë se Veliaj ishte nismëtari i këtij projekti dhe se propozimi i tij i hapi dritën jeshile koncesionit të inceneratorit të Tiranës.

Erion Veliaj është paditur në SPAK për disa çështje, përfshi edhe shembjen e Teatrit Kombëtar, por edhe tenderat e shumtë të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës. Nuk dihet nëse SPAK do të thellojë hetimet ndaj Kryebashkiakut, por me thirrjen e tij në Prokurorinë Speciale dhe qëndrimin prej 4 orësh para hetuesve të BKH dhe prokurorëve, duket se është thyer “miti” i paprekshmërisë.

Etiketa: inceneratorKryesore1SpakVeliaj

Lajme të lidhura

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Para
“E ke bërë mbi banak?” Pyetja delikate që “nxori të palarat” e ish-banores së BBV

"E ke bërë mbi banak?" Pyetja delikate që "nxori të palarat" e ish-banores së BBV

Discussion about this post

TË FUNDIT

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

Belgjika dhe Danimarka janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Ministri...

Lexo më shumë
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com