Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku inspektoi nga afër investimet e bëra në nënstacionin elektrik të Hoxharës në Fier.
Siç u shpreh ministrja, ky nënstacion tashmë është i transformuar rrënjësisht dhe me kapacitete të dyfishuara, në sajë të investimeve të realizuara, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik të zonës
Balluku tha se ky është një nënstacion kyç dhe një nga më të rëndësishmit në Shqipëri