GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korrupsioni, Bilali përplaset me Jaçon: Je kontradiktor…

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Korrupsioni, Bilali përplaset me Jaçon: Je kontradiktor…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edona Bilali, ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, dhe Enio Jaço, drejtues i Dhomës Amerikane të Tregtisë, janë përfshirë në debate në distancë lidhur me klimën e biznesit në Shqipëri.

Jaço një ditë më parë deklaronte se korrupsioni i përhapur me prokurimin publik është bërë normalitet, duke çuar në pengimin dhe largimin e investitorëve seriozë.

“Një nga çështjet kryesore që përballet me komunitetin e biznesit por dhe me kombin, është përhapja e korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht trafikimi i drogës, i cili ka thyer konkurrencën e drejtë në treg”, deklaronte Jaço, duke iu referuar edhe raportit të DASH mbi Shqipërinë.

Por ministrja e Ramës në reagimin e saj shprehet se Jaço është kontradiktor në qëndrimet e tij në raport me investimet amerikane në vend, njëherë ka deklaruar se investimet nga SHBA në Shqipëri janë trefishuar dhe më pas thotë se investuesit amerikanë janë hasur me problematika.

Ministrja thotë se që kur mban këtë post nuk ka dëgjuar për ndonjë kompani amerikane apo europiane, që e ka penguar klima e biznesit në Shqipëri të investojë.

Madje ajo edhe ngre një pyetje për Jaçon se si e shpjegon faktin se amerikanët investuan 3 herë më shumë në Shqipëri për 4 vitet e fundit.

“Drejtuesi i AmCham para 4 ditësh (vetëm pasi u publikuan statistika me shifra) pohon dhe shprehet i kënaqur që janë 3-fishuar investimet amerikane ne vend.

3 ditë më vonë pas publikimit raportit të Departamentit të Tregtisë (i parifreskuar prej 2 vjetësh), rimarrë nga DASH me disa ndryshime, shprehet që problem është klima jo miqësore e biznesit. Pyetja që të vjen menjëherë në mendje është, si e shpjegon drejtuesi shqiptar i AmCham (normalisht ai duhet të kontribuoje në leximin objektiv të aktualitetit në terren) faktin se amerikanet investuan 3 herë më shumë në Shqipëri për 4 vitet e fundit, ndërkohë që një seri investimesh të tjera të mëdha amerikane janë ne proces përgatitjeje?!

Askush nuk i mohon këto probleme, po qyshse jam në këtë detyrë as e kam hasur dhe as kam dëgjuar për ndonjë kompani amerikane apo europiane, që e ka penguar klima e biznesit në Shqipëri të investojë! Madje përkundrazi, kam pasur vetëm reagime shume pozitive prej tyre për mikpritjen dhe trajtimin në Shqipëri. Njëjtë kam dëgjuar edhe nga koleget e mi!

Sa gjynah kur bashkëqytetarë tanët, aq me tepër në funksione të tilla ndikojnë për keq, pa asnjë fakt apo shifër, në ushqimin e perceptimeve të deformuara prej vitesh qoftë tek opinioni publik, qoftë tek miqtë dhe partnerët e huaj!

Por shyqyr në fund mbetet si gjithnjë puna me faktet e punës, për të cilat flet sot edhe Shqipëria turistike, me të dhënat e saj mbresëlënëse!”, shkruan Bilali në reagimin e saj.

Etiketa: BilaliJacoperplasja

Lajme të lidhura

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)
Aktualitet

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26
Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Aktualitet

Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

13:17 - 06/06/26
Para
Doli nga shtëpia, arrestohet “dy herë” 28-vjeçari nga Shkodra

Aksidentoi të miturin, arrestohet 23-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom