GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërcet arma pas sherrit në një lokal të plazhit, arrestohen 2 persona

09:59 - 30/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërcet arma pas sherrit në një lokal të plazhit, arrestohen 2 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Himarë pasi gjatë një sherri me disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Po ashtu nga kontrolli në banesën e një prej këtyre shtetasve, “blutë” gjetën dhe sekuestruan 2 armë gjahu, 1 krehër arme zjarri pistoletë, 1 shenjestër optike për snajper, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

U shpall në kërkim 46 vjeçari Alfred Veliu, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Punohet për kapjen e tij.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, për persona, të dy banues në Himarë.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Himarë, operacioni policor i koduar “Buneci”.

U konfrontuan fizikisht në ambientet e një lokali, për motive të dobëta, dhe qëlluan në ajër me armë zjarri, falë veprimeve të shpejta hetimore, Policia identifikohen të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë konflikt.

2 prej tyre janë vënë në pranga, 2 janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 1 është shpallur në kërkim.

Sekuestrohen 2 armë gjahu, 1 krehër arme zjarri pistoletë, 1 shenjestër optike për snajper, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në një lokal në plazhi e Bunecit, në Himarë, disa shtetas ishin konfliktuar fizikisht dhe kishin qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë organizuar menjëherë punën me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë konflikt. Falë veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Buneci”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Eduart Veliu, 42 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” (aktualisht ndodhet në spital, në ruajtje nga shërbimet e Policisë, pasi ka pësuar dëmtime fizike gjatë konfliktit);

– Nikolin Laska, 44 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”.

U shpall në kërkim shtetasi Alfred Veliu, 46 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Punohet për kapjen e tij.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, për shtetasit  40 vjeç, dhe 38 vjeç, të dy banues në Himarë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta shtetasit E. V. dhe A. V. (kushurinj) janë konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasit N. L. dhe A. L. (vëllezër), dhe më pas i kanë kanosur këta të fundit, duke qëlluar me armë zjarri në ajër, në ambientet e lokalit të shtetasit N. L., i cili ka tentuar ta fshehë ngjarjen.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. L. u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë gjahu, ndërsa në banesën e shtetasit E. V., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 krehër arme zjarri pistoletë, 1 shënjestër optike për snajper. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar 1 automjet tip “Audi” dhe 1 aparat celular. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: ArmeHimareKryesore1

Lajme të lidhura

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki
Aktualitet

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara
Aktualitet

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh
Aktualitet

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26
Para
Gjykata refuzon Gega Oil për pezullimin e gjobës 50 mln lekë

Gjykata refuzon Gega Oil për pezullimin e gjobës 50 mln lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi
Breaking Views

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26

etëm në vitin 2025, Ministri i Financave Petrit Malaj do të hartonte dhe propozonte 4 akte normative për ndryshimin e...

Lexo më shumë
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com