Një 45-vjeçar ka mbërritur i plagosur me armë zjarri në Spitalin e Beratit.
Sipas burimeve, bëhet me dije se i plagosuri është Xhuljano Goga, 27-vjeç, banues në lagjen “Uznovë” të qytetit.
Gjithashtu mësohet se ai ka shkuar vetëm drejt spitalit, me mjetin e tij, i mbuluar me gjak por nuk ka treguar asgjë, se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.
Raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe ndodhet në sallën e operacionit.
Pritet që pas operacionit ai do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post