GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermania dëshiron të shtojë numrin e grave në ushtri

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania dëshiron të shtojë numrin e grave në ushtri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gratë janë të nënpërfaqësuara në ushtrinë gjermane Bundeswehr. Një paketë e re reformash ligjore shpreson ta ndryshojë këtë, në një moment që Gjermania synon të forcojë aftësitë e saj ushtarake.

Gjermania do të shtojë përqindjen e grave në forcat e armatosura. Kabineti i kancelarit Olaf Scholz miratoi së fundi një sërë masash për të nxitur mundësitë e barabarta për burrat dhe gratë në ushtri.

Ndryshimet synojnë të harmonizojnë procedurat në ushtrinë gjermane, Bundeswehr, duke fuqizuar ligjet për mundësitë e barabarta që zbatohen për të gjitha strukturat shtetërore në përgjithësi. Bundeswehr-i ka nevojë për ushtarë për të plotësuar radhët e tij, si pjesë e përpjekjeve të Gjermanisë për të forcuar aftësitë e saj ushtarake në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Gratë nuk janë ende të përfaqësuara sa duhet në Bundeswehr,” tha për gazetarët zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

Sipas përcaktimit të bërë nga qeveria për përfaqësim mund të flitet vetëm kur përqindja e grave e kalon 20 përqindëshin. Ministria e Mbrojtjes synon që gratë të përbëjnë të paktën gjysmën e personalit mjekësor të ushtrisë.

Përmirësime financiare dhe sociale

Për të tërhequr sa më shumë gra si në shërbimin ushtarak aktiv ashtu edhe si rezerviste, qeveria dhe ushtria gjermane po përpiqen të përmirësojnë jo vetëm pagat, por edhe të ofrojnë mbështetje për kujdesin ndaj fëmijëve apo për rastet kur dikujt i duhet të kujdeset për të moshuarit apo anëtarë të sëmurë të familjes.

Sipas mendimit të qeverisë gjermane, punësimi i më shumë grave në ushtri kontribuon edhe për Agjendën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm.  “Fuqizimi i grave dhe vajzave” është një nga shtyllat e agjendës 2030 të OKB-së.

Gjithësesi përpjekja e Bundeswehr-it për të punësuar shumë gra nuk është vetëm çështje mundësish të barabarta gjinore, por përkon me kërkesën e re për përmirësime të gjithanshme të aftësive ushtarake të Gjermanisë./DW

Etiketa: Gjermanigrateushtri

Lajme të lidhura

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Para
Djegia e makinës së 34-vjeçarit në Bilisht, policia zbulon autorët. Ja kush janë

Në Shqipëri me pushime, merr flakë automjeti i turistit gjerman

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com