GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balla kërcënon me ndryshime në Polici, priten shkarkime të bujshme, ja kush rrezikon

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Balla kërcënon me ndryshime në Polici, priten shkarkime të bujshme, ja kush rrezikon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka paralajmëruar ndryshime ligjore në ligjin për Policinë e Shtetit dhe shkarkime për “policët e papërgjegjshëm”, siç i etiketon ai ata që shkelin ligjin, duke sjellë pasoja të rënda të qytetarët, teksa më të rrezikuarit janë efektivët e lidhur me krimin dhe të korruptuarit. Këtë kushtrim ministri Balla e bëri gjatë një takimi që pati me strukturat e Policisë në Gjirokastër. I drejtpërdrejtë në atë që thoshte, Balla theksoi se shumë shpejt do të nisë puna për të ndryshuar ligjin, ndërsa ka paralajmëruar reformim të thellë. “Eficenca e punës së Policisë nuk varet nga forca e policit, por nga forca e ligjit. Policia duhet të jetë më shumë vetëkorrigjuese dhe duhet të perceptohet vetëm dhe vetëm si simbol i ligjshmërisë. Polici duhet të jetë një model, një referencë për qytetarët. Në çdo rast shkelja e ligjit ka pasoja të rënda për shoqërinë, por kur ligjet shkelen nga policët, pasojat janë shumëfish më të rënda. Kjo trondit besimin publik jo thjesht te policia, por te shteti dhe ligji. Mirëpo, këto përmirësime në vizionin dhe misionin e Policisë nuk realizohet thjesht sepse i kërkoj unë apo i mbështesin qytetarët. Ato kërkojnë edhe një mbështetje ligjore dhe ne do të fillojmë të punojmë për këtë”, tha Balla. Pa u futur shumë në detaje mbi ndryshimet e mundshme, Balla tha se këto ndryshime do të vijnë në vizionin dhe misionin se si do të funksionojnë Policia dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.“Siç e kam bërë të ditur gjatë kontakteve të mia të para me drejtues të Policisë së Shtetit, përfaqësues të institucioneve, por edhe me qytetarë në të gjithë territorin e vendit, Policia dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese kanë nevojë për disa ndryshime në vizionin dhe misionin e tyre. Kam konstatuar se publiku dhe qytetarët i kanë mirëpritur këto qasje të reja në raportet e Policisë me ligjin dhe qytetarët. Duhet t’i japim më shumë prioritet komunikimit, bashkëpunimit e partneritetit me qytetarët dhe funksioneve edukuese të Policisë dhe agjencive ligjzbatuese”, u shpreh zoti Balla.

Balla: Lufta për spastrimin e vatrave të krimit brenda Policisë sa ka nisur

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar këtë fundjavë edhe pas operacionit në Lezhë, ku u arrestua një ish-efektiv policie dhe një kultivues droge, si dhe u shpallën në kërkim një tjetër ish-polic dhe një 30-vjeçar. Balla deklaroi se Policia e Shtetit po godet për shkuljen deri në fund të kultivimit të paligjshëm nga mendjet e atyre që gënjejnë veten se meqë sot ka më pak kanabis se dje, ne do të flemë mbi dafina. “Kur në adresimin e parë për Policinë e Shtetit thashë se një rrënjë e vetme kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur, kisha parasysh këtë që vetëm sa ka nisur sot. Policia e Shtetit po godet për shkuljen deri në fund të kultivimit të paligjshëm nga mendjet e atyre që gënjejnë veten se meqë sot ka më pak kanabis se dje, ne do të flemë mbi dafina! Sot bashkë me rrënjët e paligjshme janë shkulur edhe dy oficerë policie në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, të cilët ishin në ortakëri me trafikantët. Ata tani janë në duart e drejtësisë. Përgëzoj Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të provave në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Lezhë, ku bashkë me punonjësit e policisë është goditur edhe një grup kriminal”, nënvizoi Balla.

Etiketa: ballandryshimePolici

Lajme të lidhura

Pas Gjermanisë e ‘pëson’ edhe Polonia, Pentagoni ngrin vendosjen e 4000 trupave amerikanë në vend
Botë

Pas Gjermanisë e ‘pëson’ edhe Polonia, Pentagoni ngrin vendosjen e 4000 trupave amerikanë në vend

15:32 - 15/05/26
Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi
Botë

Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi

15:12 - 15/05/26
Euro prek minimum të ri historik, dollari në nivelin më të ulët që nga 2008
Botë

Pagat mesatare në të gjithë Evropën: Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta

14:46 - 15/05/26
Para
Dhunuan përmbaruesit, policia arreston babë e bir në Librazhd

Degradon konflikti! Pas sherrit, kanoset me armë gjahu 47-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas Gjermanisë e ‘pëson’ edhe Polonia, Pentagoni ngrin vendosjen e 4000 trupave amerikanë në vend
Botë

Pas Gjermanisë e ‘pëson’ edhe Polonia, Pentagoni ngrin vendosjen e 4000 trupave amerikanë në vend

15:32 - 15/05/26

Pentagoni anuloi planet për dislokimin e përkohshëm të 4.000 ushtarëve amerikanë në Poloni, sipas dy zyrtarëve amerikanë të cituar nga...

Lexo më shumë
Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi

Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi

15:12 - 15/05/26
Euro prek minimum të ri historik, dollari në nivelin më të ulët që nga 2008

Pagat mesatare në të gjithë Evropën: Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta

14:46 - 15/05/26
Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’

Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’

14:20 - 15/05/26
Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS

Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS

13:50 - 15/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com