GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Partizani nuk kërkon rreziqe, ja kush luan ndaj Atletik

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Partizani nuk kërkon rreziqe, ja kush luan ndaj Atletik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ndeshjes së parë, shumë të dobët, por të fituar me shifrat minimale 0-1 me atë gol të Mbasë (me komplicitetin e portierit), Partizani do të kërkojë ditën e nesërme të bëjë ndeshjen perfekte në stadiumin “Air Albania” ndaj kampionëve të Andorrës, Atletik Eskaldes. Të kuqtë kërkojnë autokritikë në këtë betejë dhe gjatë javës janë përpjekur të rregullojnë problemet e shumta të shfaqura në Andorrë.

Trajneri Zekiç ka analizuar me detaje përballjen e luajtur në transfertë, ku janë evidentuar problemet dhe dobësitë e kundërshtarëve, të cilën në sfidën e parë nuk i njihnin fare. Në stërvitje trajneri Zekiç është përpjekur të punojë më së shumti me sulmin, që natyrshëm do të ketë më shumë punë në këtë sfidë, duke marrë parasysh forcën e kundërshtarit.

Pas asaj ndeshjeje në Andorra në kampin e kuq nuk e kanë vënë në dyshim kualifikimin, por kanë ndjerë mjaft keqardhje për lojën e vakët dhe faktin që nuk e mbyllën që në përballjen e parë çështjen e kualifikimit. Gjithsesi, tashmë është shansi i autokritikës dhe nuk duhet ta hedhin në erë.

Gjatë javës Zekiç ka punuar me disa module dhe ka provuar shumë lojtarë për në formacion. Krahasuar me ndeshjen e fundit, tekniku kroat pritet të bëjë ndryshime, teksa 11-shja nuk është saktësuar 100%, nisur edhe nga dyshimet e shumta që mund të ketë vetë trajneri.

Në mbrojtje, një mundësi është rikthimi i Sembenesë në qendër të mbrojtjes, me Koçijan, që mund ta nisë nga stoli, pavarësisht se bëri një paraqitje shumë të mirë në sfidën e parë. Zekiç kërkon më shumë muskuj në mbrojtje për këtë ndeshje.

Ndërkohë, në mesfushë, Taipi e ka futur në mendime trajnerin Zekiç me paraqitjet e tij në stërvitje, por edhe për ndeshjen. Në sfidën e shkuar u vu re qartë se mesfusha kishte nevojë për një lojtar më elokuent me topin në këmbë.

Ndërkohë, sa i përket sulmit, mbetet për tu parë se kush do ta fitojë duelin mes Grezdës dhe Da Silvës, me gjakovarin, që shihet sërish i avantazhuar. Me siguri ditën e sotme Zekiç do të ketë vendosur gjithçka. Kjo sfidë do të shihet me mjaft kuriozitet sa i përket impenjimit dhe natyrshmërisë që do të ketë skuadra gjatë lojës./PanoramaSport

Etiketa: Atletik EskaldesPartizani

Lajme të lidhura

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda
Sport

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit
Breaking Views

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
Para
Biden prezantoi një pako të re ndihme amerikane për Ukrainën

Ukraina merr mbi 1 mld dollarë grant nga SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda
Sport

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26

Shqipëria mposhti San Marinon në transfertë, 0-3, duke siguruar dhe vendin e parë të grupit në Ligën C të Ligës...

Lexo më shumë
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com