GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Euro e nis javën me pikiatë, çfarë ndodh me kursin e këmbimit

17:01 - 31/07/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush e rrëzoi Euron?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur këtë javë në rënie të fortë, pas rritjes së javës së kaluar.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 102.87 lekë, në rënie me pothuajse tre lekë nga niveli ku mbylli javën e kaluar.

Sipas agjentëve të tregut, rritja e javës së kaluar në masë më të madhe ishte e pajustifikuar dhe rezultat i një lloj paniku si rezultat i kërkesës së përqendruar. Me shumë të ngjarë, një kërkesë e tillë erdhi si rezultat i blerjeve në vlera të mëdha nga subjektet që kishin vendosur të shfrytëzonin kursin e favorshëm që ofronte kulmi i sezonit veror.

Sapo kjo kërkesë shteroi dhe bankat mbyllën pozicionet nga shitjet e valutës, duke se kursi i këmbimit të Euros ka rënë në mënyrë të menjëhershme.

Rënia e kursit të Euros është reflektuar në përmasa të ngjashme edhe në kursin e valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan u këmbye me 93.22 lekë, në rënie me 3.33 lekë krahasuar me fundin e javës së kaluar. Paundi Britanik u këmbye me 119.8 lekë, në rënie me 3.92 lekë nga fundi i javës së kaluar. Franga Zvicerane u këmbye me 107.19 lekë, në rënie me 3.63 lekë krahasuar me ditën e premte.

Periudha mes fundit të muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht shënon edhe pikun e efektit sezonal në kursin e këmbimit, për shkak të prurjeve valutore nga turizmi. Për këtë arsye, është e prishme që pozitat e Lekut të qëndrojnë të forta në afatin e shkurtër.

Sipas Bankës së Shqipërisë, forcimi i theksuar i Lekut këtë vit ka ardhur kryesisht si rezultat i përmirësimit të Bilancit të Pagesave dhe rritjes së flukseve hyrëse, sidomos nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja direkte. Mbiçmimi i Lekut po ndihmon Bankën e Shqipërisë në objektivin për uljen e inflacionit, ashtu siç po jep një efekt pozitiv në uljen e borxhit në valutë të sektorit publik dhe privat. Forcimi i Lekut po i bën më të lira importet dhe është një ndër arsyet pse Shqipëria ka pasur inflacion më të ulët krahasuar me shumicën e ekonomive të tjera. Besohet se efektet e valës së re të forcimit të Lekut, pas pranverës, do të jenë më të prekshme në çmimet e konsumit gjatë muajve në vazhdim.

Por, nga ana tjetër, forcimi i monedhës vendase po ndikon negativisht sektorët eksportues të ekonomisë, që kanë të ardhura në valutë të huaj dhe shpenzime në lekë. Efektet më të forta mund të ndihen në sektorin e fasonerisë, ku mundësitë për të korrigjuar marzhet si rezultat i forcimit të Lekut janë të kufizuara. Megjithatë, forcimi i Lekut po ndikon negativisht edhe sektorët e tjerë, përfshirë turizmin, duke i bërë më pak konkurrues në shitjen e mallrave dhe shërbimeve për blerësit e huaj. /Monitor/

Lajme të lidhura

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Para
Enca paralajmëron projektin e ri: Do ridashuroheni me mua

Enca paralajmëron projektin e ri: Do ridashuroheni me mua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com