GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Elbasani aktiv në merkato, Dede “braktis” grumbullimin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Elbasani aktiv në merkato, Dede “braktis” grumbullimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas miqësores me Dinamon në qytetin e Librazhdit, verdheblutë u rikthyen menjëherë në Strugë, ku po vijojnë me fazën. Të besuarit e Nevil Dedes do të qëndrojnë atje edhe këtë javë, për t’u rikthyer sërish në qytetin e Elbasanit dhe të vijojnë përgatitjet për të qenë gati në startin e kampionatit.

Në Maqedoninë e Veriut janë bashkuar edhe dy lojtarët e afruar së fundmi, Bruno Telushi dhe Ardit Hoxhaj. Vlonjatët kanë hedhur firmën në kontratë, duke shtuar cilësinë në organikë. Duket se pak e nga pak po plotësohet edhe grupi i lojtarëve, që do të kenë si mision të vetëm ngjitjen në Superiore.

 

DEMTIMET

Skuadra ka pasur edhe probleme këto ditë. Mesfushori Eraldo Dede ka lënë grumbullimin për shkak të një dëmtimi të rëndë që ka pësuar.

Një frakturë e marrë gjatë një seance e ka detyruar që të kthehet para kohe në Shqipëri, Pas konsultave që do të kryejë, do kuptohet edhe shkalla e lëndimit dhe mbi të gjitha koha që do të qëndrojë jashtë. Është dëmtuar edhe Jeton Krasniqi, por për sulmuesin nuk ka vend për panik.

 

MERKATOJA

Edhe pse elbasanasit kanë qenë skuadra më aktive dhe ka afruar plot 15 lojtarë, shumica e tyre nga Superiorja, sërish ajo nuk konsiderohet e mbyllur. Nga njëra anë drejtuesit janë në pritje të “okazioneve” dhe nga ana tjetër po punojnë për të afruar në ekip një sulmues “pykë”.

Burime të “Panorama Sport” pranë klubit elbasanas pohojnë se presin që së shpejti t’u bashkohet edhe një sulmues nga Nigeria, por është dokumentacioni ai që po vonon.

Në fakt, Nigeria aktualisht ndodhet në një moment kritik sa i përket pjesës politike, ku mësohet se janë bllokuar edhe kufijtë, duke bërë që për momentin lojtari të mos udhëtojë dot drejt Shqipërisë. Mësohet se bëhet fjalë për një futbollist të afirmuar dhe nëse vjen në Elbasan do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën.

Gjithsesi, nëse kjo tratativë dështon, për ngjarje që nuk lidhen me futbollin, atëherë klubi do të vihet në ndjekje të një tjetër sulmuesi, për të kompletuar përfundimisht edhe organikën.

Por, edhe nëse deri në fund të merkatos nuk do të ndodhë asnjë afrim tjetër, sërish në Elbasan janë të qetë, sepse tanimë mund të thuhet se kanë një organikë me më shumë se 25 lojtarë për të përballuar sezonin./PanoramaSport

Etiketa: AF ElbasanidedeElbasanimerkato

Lajme të lidhura

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet
Sport

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Para
Luizit i ndodh e papritura: U binda që të kesh mik…

Luizit i ndodh e papritura: U binda që të kesh mik…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar gjuhën ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë: të...

Lexo më shumë
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com