GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhunuesit e gazetarit në Lezhë dënohen 4 dhe 5 muaj burg

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Dhunuesit e gazetarit në Lezhë dënohen 4 dhe 5 muaj burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lezhës gjeti fajtorë dy persona të akuzuar se sulmuan dhe dhunuan gazetarin Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij në Janar të këtij viti. Vendimi u mor më 25 korrik, në një proces të shkurtuar. Gjykata dënoi Indrit Amerin me 7 muaj e 5 ditë burg dhe Paulin Luka (Pergjini) me 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimet u ulën në 5 muaj për Amerin dhe 4 muaj për Lukan. Ky i fundit u la i lirë pasi u konsiderua se ka kryer dënimin me kohën e paraburgimit.

Hila, që punon prej vitesh si korrespondent nga Lezha për Report Tv dhe Shqiptarja.com, por që po ashtu bashkëpunon edhe me BIRN, u sulmua pas raportimit për një vendim të Gjykatës së Lezhës ndaj të afërmit të njërit prej të akuzuarve.

Sulmi ndaj Hilës u dënua ashpër nga dhjetëra kolegë gazetarë që e cilësuan aktin si burracakëri, ndërsa i bënë thirrje policisë të reagonte dhe ndalonte autorët e dyshuar. Reagim pati edhe nga European Centre for Press and Media Freedom (Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias) dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (International Press Institute). Po ashtu ndaj sulmit reaguan edhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe përfaqësues të tjerë politik.

Të akuzuarit, edhe pse u shpallën në kërkim menjëherë pas ngjarjes, qëndruan për gati 3 muaj në arrati dhe u arrestuan në maj të këtij viti. Arrestimi dhe dënimi i tyre është ndër rastet e rralla që sulmi apo pengimi i gazetarëve në krye të detyrës ndëshkohet.

Reporter.al

Etiketa: dhunuesitGjykata Lezhe

Lajme të lidhura

Sherri për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Sherri për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali

15:36 - 03/08/26
Dhuna psikologjike në familje/ 15-vjeçarja hidhet nga lartësia, procedohen prindërit
Aktualitet

Dhuna psikologjike në familje/ 15-vjeçarja hidhet nga lartësia, procedohen prindërit

15:10 - 03/08/26
Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel
Aktualitet

Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

14:40 - 03/08/26
Para
‘Calha’ nuk ka dyshime: Inter, si një familje. Këtë sezon do…

‘Calha’ nuk ka dyshime: Inter, si një familje. Këtë sezon do…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon
Breaking Views

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

16:33 - 03/08/26

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ftuar për takim partitë politike – tri...

Lexo më shumë
Marash Kumbulla mbetet në La Liga! Gati aventura e re te Rayo Vallecano

Marash Kumbulla mbetet në La Liga! Gati aventura e re te Rayo Vallecano

16:22 - 03/08/26
Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave

Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave

16:07 - 03/08/26
Sherri për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali

Sherri për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali

15:36 - 03/08/26
Dhuna psikologjike në familje/ 15-vjeçarja hidhet nga lartësia, procedohen prindërit

Dhuna psikologjike në familje/ 15-vjeçarja hidhet nga lartësia, procedohen prindërit

15:10 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com