GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Franca përjashton mundësinë e operacionit ushtarak në Niger

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Franca përjashton mundësinë e operacionit ushtarak në Niger
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Jashtme e Francës mohoi akuzat e juntës së re në Niger se Parisi po planifikon të kryejë ndërhyrje ushtarake në këtë shtet.

Puçistët në Niamej më herët gjatë 31 korrikut akuzuan Francën se po planifikonte ndërhyrje ushtarake.

“Në kërkim të mënyrave dhe rrugëve për ndërhyrje ushtarake në Niger, Franca në bashkëpunim me disa shtetas të Nigerit kanë mbajtur takim me shtabin e përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Nigerit për të marrë autorizimet politike dhe ushtarake të nevojshme”, thanë ata gjatë në adresimi në televizonin kombëtar.

“Është e gabuar”, tha ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, duke iu përgjigjur këtyre akuzave. Ajo shtoi se ende ka “mundësi” që presidenti Mohamed Bazoum, që u rrëzua nga pushteti nga ushtria, të rikthehet në udhëheqjen e Nigerit.

“Kjo është e nevojshme sepse destabilizimi është i rrezikshëm për Nigerin dhe fqinjët e tij”, tha Colonna.

Bazoum, aleat i Perëndimit, u zgjodh në postin e presidentit të Nigerit dy vjet më parë. Ai u rrëzua nga pushteti më 26 korrik nga Garda elite Presidenciale.

Shefi i kësaj garde, gjenerali Abdourahamane Tiani, e shpalli veten lider të shtetit Sahel, por ky pretendim i tij nuk është njohur ndërkombëtarisht dhe është dënuar. Ndërkombëtarët i kanë dhënë atij afat prej një jave që të dorëzojë pushtetin.

Të dielën, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua për veprim “të menjëhershëm dhe të pakompromis” nëse qytetarët apo interesat franceze do të sulmohen, pasi mijëra persona protestuan para Ambasadës franceze në Niamej.

Disa protestues tentuan të hynin në ndërtesën e ambasadës.

Ministrja Colonna po ashtu tha se protesta ishte “e organizuar dhe jo spontane, ishte e dhunshme, shumë e rrezikshme, dhe u përdorën koktej molotovi. Aty u valëvitën flamuj rusë dhe u dëgjuan slogane kundër Francës”.

Presidenca franceze po ashtu ka njoftuar se Macron ka biseduar me Bazoumin disa herë si dhe ka zhvilluar biseda edhe me liderët rajonalë./REL

Etiketa: ColonnaFrancagrusht shteti ne NigerNiger

Lajme të lidhura

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26
“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?
Breaking Views

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

22:56 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën
Aktualitet

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
Para
Capital T zbulon detaje nga jeta e tij, flet dhe për martesën

Capital T zbulon detaje nga jeta e tij, flet dhe për martesën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26

Shqiptari Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet spektakolare nga burgu dhe si ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit Vasilis Paleokostas,...

Lexo më shumë
“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

22:56 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

21:52 - 13/09/26
Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

21:17 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com