GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ajo po ulërinte”, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau fqinjën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ajo po ulërinte”, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau fqinjën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilir Zyba Shehi, shqiptari 48-vjeçar, i cili vrau me sopatë fqinjën e tij, është marrë në pyetje nga hetuesit e Roveretos, për të hedhur më shumë dritë mbi krimin e rëndë. Ai akuzohet se masakroi me sopatë fqinjën e tij, Mara Fait 63 vjeç, pas disa sherresh e tensionesh që kishin, lidhur me jetesën në të njëjtën godinë.

Mediat italiane kanë zbardhur detaje mbi dëshminë e dhënë nga shqiptari, i cili para hetuesve ka treguar pendesë të thellë lidhur me krimin.

”Ajo po ulërinte, siç bënte gjithmonë, më pas nuk mbaj mend asgjë”, mësohet të jetë shprehur Ilir Zyba Shehi, para hetuesve.

Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, e gjithë dëshmia e tij ishte në lot për shkak të pendesës së thellë që ai ka shfaqur për krimin e rëndë.

Shehi pranoi raportin e vështirë me fqinjen e shtëpisë, më pas episodin tragjik të së premtes. Gjithçka ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes, kur shqiptari me sytë e errësuar e goditi gruan me sëpatën që po përdorte për të bërë punë rreth shtëpisë.

Megjithatë ende nuk ka detaje për rrethanat që çuan në vrasjen, për të cilën 48-vjeçari thotë se nuk mban mend asgjë.

“M’u errësuan sytë”, ka përsëritur ai disa herë para autoriteteve.

Ai ka kujtuar të gjitha denoncimet mes familjes së tij dhe atë të fqinjes. Në rastin e Shehit çështjet ishin mbyllur, ndërsa Mara Fait duhet të dilte para gjykatës pas disa muajsh, për akuzën e plagosjes së bashkëshortes së shqiptarit.

Një seancë kjo, që sigurisht tashmë nuk do të mbahet.

Nga denoncimet mes dy fqinjëve të shtëpisë dalin fyerje, kërcënime, provokime, video të regjistruara me telefon për të provuar të drejtën e secilit, megjithatë tani akuza më e rëndë është ajo e vrasjes me dashje, që rëndon mbi 48-vjeçarin shqiptar.

Etiketa: deshmiaItaliKryesore1Shqiptari

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
“Kosova ka ngecur vitet e fundit”, LDK pro zgjedhjeve të parakohshme

"Kosova ka ngecur vitet e fundit", LDK pro zgjedhjeve të parakohshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com