GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shefi i “Marina Bay” merr 1.3 mld lekë për t’i rregulluar vilën Ramës

11:52 - 01/08/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Shefi i “Marina Bay” merr 1.3 mld lekë për t’i rregulluar vilën Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Besnik Lulaj, biznesmeni i njohur në vlerë dhe anëtar i kartelit të drogës në Meksikë po kollofit një e nga një tenderët në institucionet publike. Në javët e fundit Gijotina.com ka denoncuar disa raste ku Lulaj ka përfituar tenderë abuzivë, por askush nuk ka reaguar, madje Rama po kujdeset që ta mbaj edhe më afër këtë biznesmen.

Për këtë ka urdhëruar që atij t’i jepet tenderi për të rregulluar një nga vilat qeveritare. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt  “Rikonstruksioni i Vilës Nr. 31”, i zhvilluar nga  Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare me në krye Dhurata Frashërin. Gjendja e kësaj vile ku bën zakonisht takime Rama është në gjendje shumë të mirë, por sikur duket kryeministri kërkon luksin e trendit të fundit dhe për këtë do të paguaj 1.3 miliardë lekë.

Gara për tenderin është mbyllur më datë 3 maj, por drejtorisë i janë dashur 3 muaj që të gjejë skemën e duhur dhe tenderin të ja jap firmës që kishte planifikuar si fitues.

Kështu më datë   26 korrik është firmosur kontrata.  Dhe sikur duket në dokumente Rama ka kërkuar që të ndryshohen stolat, mobiliet, parketi dhe të hiqen zbukurimet e suvaja në mure, për t’u bërë të reja, sipas shijeve të kryeministrit.

Edhe këtë luks Ramës do t’ia mundësoj biznesmeni Besnik Lulaj, sepse sikur shihet në dokument firma fituese është VALONA KONSTRUKSION, në mungesë të konkurrencës dhe më një ofertë shumë të lartë.

 

Besnik Lulaj

E kemi theksuar disa herë në shkrimet tona që Besnik Lulaj është nga ata biznesmen që duhet marrë në hetim dhe jo ti jepen tenderë. Ai është pronari i kazinosë “Marina Bay”- Vlorë, por sipas akuzave në mediat ndërkombëtare, pas kësaj lavatriçeje qëndron karteli meksikan që pastron para “El Chapo”.

Sipas të dhënave të QKB-së, kazino “Entertainment & Gaming Sh.A” figuron në pronësi të Lulajt, por edhe të mafiozit së drogës Luftar Ali Hysa, për të cilin mediat meksikane kanë shkruar se është i përfshirë në Kartelin e Sinaloas. Në fakt edhe Lulaj edhe Hysa janë përfolur se janë kanë ngritur kazinonë për të pastruar paratë e drogës. Dhe autoritet e huaja kanë bërë punën e tyre ndërsa SPAK hesht. Ndërsa ëmë re që në muajt e fundit janë shtuar bashkëpunimet me Lulajn, që vjen nga bota e mafies dhe drogës.

Shpenzimet për Vilat

Ndërkohë një fakt tjetër që na bie është se këtë vit Rama ka urhdëruar të bëhen rregullime në të gjitha vilat qeveritare dhe po rripen mirë qytetarët. Kujtojmë se në prill të këtij viti  është zhvilluar tenderi me  objekt “Zbatimi – Projekt Rivitalizimi i Rezidencës Qeveritare Vila nr. 5”, fondi limit 499.696.978,20 mijë lekë dhe afati i përcaktuar është 6 muaj.

Në dokument thuhet se do të bëhet rikonstruksioni dhe lyerja totale e kësaj godine brenda gjashtë muajve.

Firma fituese është “Ad-Star shpk” dhe sikur duket e ka përfituar kontratën pa garë fare. Sepse nuk pa pasur asnjë të skualifikuar dhe asnjë ofertë tjetër. Tenderët pa garë janë bërë të zakonshëm tani nga qeveria dhe SPAK i lejon. Por, vlera marramendëse prej 5 milionë eurosh që do të shpenzohet për riparimin e një vile është e pa justifikueshme.

Por, jo vetëm kaq! Dejtoresha e Shërbimeve Qeveritare, Dhurata Frashëri ka zhvilluar tenderin me objekt e objekt “blerje materiale tekstile për vitin 2022”. Fondi limit i kësaj procedure është 2.974.183, pa TVSH Ose me TVSH rreth 30 mijë euro. Në dokumentet e publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, kjo drejtori kërkon 31 sete peshqirësh “100% pambuk”. Gjithashtu, 36 copë robdishanë pa kapuç, me ngjyrë të bardhë me materiale 100% pambuk.

Kërkojnë peshqir të vogël, peshqir për këmbët që të jetë 100% pambuk. Kërkojnë 28 sete çarçafësh për krevat doppio, jorganë të trashë, jastëkë të fortë. Kërkojnë edhe shall dopio, me material kundër zjarrit, përbërja e të cilit duhet të jetë 61% poliestër dhe 39% poliestër e thjeshtë. Ndërsa sot e kësaj dite shumë familje të prekura nga tërmeti vazhdojnë të jenë me qira ose më keq akoma, në çadra.

Lexo edhe: Manastirliu i fal 2.3 Mld Lekë shefit të “Marina Bay”, i bën “Geraldinës” rikonstruksion çdo vit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: besnik lulajRamavila numer 31vila numer 5

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Tentoi të grabiste bankën dhe kërcënoi me thikë, plagoset shqiptari (FOTO)

Tentoi të grabiste bankën dhe kërcënoi me thikë, plagoset shqiptari (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com