GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha mbledh Kryesinë: Nisim analizën e thellë të procesit zgjedhor

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha mbledh Kryesinë: Nisim analizën e thellë të procesit zgjedhor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, theksoi se partia ka nisur një analizë të plotë për funksionalitetin e saj, gjatë fushatës elektorale.

“Për të mbyllur një fazë që e kemi cilësuar mbrojtjen e votës, për të kaluar në një fazë të re, analizë të plotë të PD mbi funksionalitetin e saj, gjatë fushatës elektorale gjatë procesit zgjedhor. Me këtë rast unë dua të falenderoj me mirënjohjen më të thellë të gjithë kandidatët, ata mijëra e mijëra anëtarë, simpatizantët tanë, të cilët u angazhuan me përkushtim të madh për rezultatin më të mirë të mundshëm në zgjedhjet që kaluan.
Unë i garantoj se investimi i tyre ka dhe do të ketë, vlerësimin më të madh të PD. Rezultati i punës dhe i mundit të tyre, nuk është pa fryt. Atë çka u arrit, u arrit për shkak të angazhimit të tyre. Kjo nuk do të thotë se ky angazhim ishte i njëtrajtshëm, kjo nuk do të thotë se nuk pati gabime, defekte dhe të meta në makinerinë tonë elektorale. Çelim siparin e një analize të thellë të procesit zgjedhor. 
Grupi i punës i ngarkuar për hartimin e raportit të procesit zgjedhor me në krye zotin Bylykbashi, zonjën Albana Vokshi, Ivi Kaso, Gent Strazimiri etj., mund të them se kanë bërë një punë serioze.
Në raportin mbi 600 faqe është dokumentuar me fakte e gjithë farsa zgjedhore të 14 majit. Ky ishte detyrim madhor i yni.
Forca jonë politike i detyrohej çdo qytetari shqiptar që beson në zgjedhje të lira, çdo demokrati që investoi në këtë proces zgjedhor.
Ky raport që është dërguar në institucionet ndërkombëtare, do iu dorëzohet të gjitha kancelarive perëndimorë, mediave në Shqipëri dhe në botë.
Është raporti i dramës së një kombi që ia kanë shndërruar në fiktive, të drejtën e votimit”, u shpreh Sali Berisha.

 

Etiketa: Kryesore1Mbledhja e KryesisePDSali Berisha

Lajme të lidhura

Banorët e Cërrikut firmosin peticionin: Nuk pranojmë bashkimin me Elbasanin dhe Belshin!
Aktualitet

Banorët e Cërrikut firmosin peticionin: Nuk pranojmë bashkimin me Elbasanin dhe Belshin!

22:32 - 10/08/26
Propozimi i Sazan Gurit: Të rrethohet Kryeministria dhe Parlamenti, s’duhet të lejojmë që veprat kriminale t’i çojnë deri në fund
Aktualitet

Propozimi i Sazan Gurit: Të rrethohet Kryeministria dhe Parlamenti, s’duhet të lejojmë që veprat kriminale t’i çojnë deri në fund

21:35 - 10/08/26
Aktivisti Edison Lika: 72 ditë rezistencë, protesta më e bukur që ka parë Shqipëria!
Aktualitet

Aktivisti Edison Lika: 72 ditë rezistencë, protesta më e bukur që ka parë Shqipëria!

21:16 - 10/08/26
Para
Përfshihet nga flakët vila 3-katëshe (VIDEO)

Përfshihet nga flakët vila 3-katëshe (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët e Cërrikut firmosin peticionin: Nuk pranojmë bashkimin me Elbasanin dhe Belshin!
Aktualitet

Banorët e Cërrikut firmosin peticionin: Nuk pranojmë bashkimin me Elbasanin dhe Belshin!

22:32 - 10/08/26

Banorë të shumtë të Cërrikut janë mbledhur pasditen e sotme në sheshin kryesor të qytetit, ku kanë firmosur një peticion...

Lexo më shumë
Tërmeti shkatërrimtar me mbi 100 të vdekur, Kolumbia shpall emergjencë kombëtare

Tërmeti shkatërrimtar me mbi 100 të vdekur, Kolumbia shpall emergjencë kombëtare

22:11 - 10/08/26
Kapiteni i Kombëtares/ Berat Gjimshiti largohet nga Atalanta, prezantohet te skuadra e re në Arabinë Saudite

Kapiteni i Kombëtares/ Berat Gjimshiti largohet nga Atalanta, prezantohet te skuadra e re në Arabinë Saudite

21:57 - 10/08/26
Propozimi i Sazan Gurit: Të rrethohet Kryeministria dhe Parlamenti, s’duhet të lejojmë që veprat kriminale t’i çojnë deri në fund

Propozimi i Sazan Gurit: Të rrethohet Kryeministria dhe Parlamenti, s’duhet të lejojmë që veprat kriminale t’i çojnë deri në fund

21:35 - 10/08/26
Aktivisti Edison Lika: 72 ditë rezistencë, protesta më e bukur që ka parë Shqipëria!

Aktivisti Edison Lika: 72 ditë rezistencë, protesta më e bukur që ka parë Shqipëria!

21:16 - 10/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com