GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

‘Perlat’ e Manastirliut, blen 75 mln lekë ilaçe tek kontrabandisti Topçiu

14:34 - 01/08/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Që pasi Rama zëvendësoi Ilir Beqjan me Manastirliun, Sokol Topçiu u kthye në një nga përfituesit kryesor të parave në shëndetësi.

Që pasi Rama zëvendësoi Ilir Beqjan me Manastirliun, Sokol Topçiu u kthye në një nga përfituesit kryesor të parave në shëndetësi.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ogerta Manastirliu është në krye të një nga ministritë më të rëndësishme, më delikate dhe ku qarkullojnë më shumë para. Por në tërë këto vite ministrja e ka lënë në dorën e hajdutëve dhe po i ndihmon të abuzojnë në saj të shëndetit të popullit. Një nga këto biznesmen që ajo bashkëpunon më shumë është edhe Sokol Topçiu.

Më datë 31 korrik në buletinin e APP është publikuar tenderi me objekt “Blerje barna lot 4 – Solucion për arrest kardiak për vitin 2023-2025”, me afat 24 muaj dhe fond limit 63 milionë lekë pa TVSH dhe  75 milionë lekë me TVSH. “FARMANET ALBANIA” sh.p.k, në pronësi të  Sokol Topçiut ka qenë e vetmja kompani që ka shfaqur interes me ofertën e saj rreth 60 milion lekë pa TVSH.

Ligji kërkon që në rast kur nuk dorëzohen 2 ose më shumë oferta të përshtatshme procedura duhet anuluar dhe rishikuar. Por, e kemi treguar që Manastirliu nuk e zbaton kurrë, prandaj edhe këtë herë ajo e ka firmosur kontratën në mungesë të konkurrencës.

Kështu, Topçiu pa patur asnjë konkurrent përball u shpall fitues.  Menjëherë tenderi mori “Flamurin e Kuq” dhe u shtua në listën e gjatë të aferave që bëhen në kurriz të njerëzve që janë të sëmurë.

Kontrabandë barnash

Por, abuzimi nuk mbaron këtu. Vetëm ministrja jonë Manastirliu und të na e shpjegojë se si mund t’i besosh dhe të blesh barna tek një biznesmen që është akuzuar më parë për kontrabandë ilaçesh. Kujtojmë se më 11 tetor të  viti 2021 Sokol Topçiu ra në pranga pasi  akuzohej se ka shitur mijëra ilaçe kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë. Aktakuza tregonte  se ilaçet që ai ka shitur u sollën në Shqipëri me 20 dollarë dhe disa prej tyre u shitën deri në 500 mijë lekë të vjetra.

Gjithashtu, Topçiu akuzohej se përmes kompanisë së tij ‘Farma Net Albania’ kishte përfituar shuma të mëdha parash nga Ministria e Shëndetësisë dhe tenderët kanë qenë të paracaktuar për të.

Vetëm disa ditë para të se të arrestohej, Topçiu ka marrë nga Manastirliu një tender me vlerë rreth 2 milionë USD, për furnizim me materiale mbrojtëse anti-Covid.

Tenderi është zhvilluar me negocim pa garë, pra me pazar në tavolinë, duke mos u kujdesur as për të zhvilluar një garë të paktën farsë. Oferta e Topçiut normalisht është sa fondi limit, ndërsa dyshohet se janë ndarë mes tij dhe Manastirliut të paktën 1 milionë USD.

Që pasi Rama zëvendësoi Ilir Beqjan me Manastirliun, Sokol Topçiu u kthye në një nga përfituesit kryesor të parave në shëndetësi. Topçiu ka marrë rreth 200 tendera të dyshimtë nga Manastirliu dhe njerëzit e saj, ndërkohë që po zbatonte një skemë të shitjes së ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë.

E kuptojmë që SPAK tani është i zënë me çështjen e Inceneratorit, por paguhet që të mos i kalojnë nga radha këto ‘peshkaqenët’ e Shëndetësisë, sepse kanë në dorë jetët tona.

Lexo edhe: Boja për zgjedhjet me tender fiktiv/ Celibashi i fal 160 MLN lekë Sokol Topçiut

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimOgerta ManastirliuSokol Topciutender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
E njoftoi Gijotina.com/ SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës

E njoftoi Gijotina.com/ SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së...

Lexo më shumë
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com