GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Policia ekzekuton 13 persona në Brazil

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Policia ekzekuton 13 persona në Brazil
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën 13 persona u vranë në Brazil gjatë një operacioni policor pranë Sao Paulos, pas vrasjes së një oficeri policie. Siç u njoftua nga autoritetet e vendit, operacioni, i koduar “Mburoja”, filloi një ditë pas vrasjes së një pjesëtari të forcave elitare të policisë gjatë një patrullimi në Guaruza, një qytet bregdetar rreth 60 kilometra nga Sao Paulo.

Qeveria kritikoi numrin e madh të operacionit policor, i cili u zhvillua në shtetin e guvernatorit Tarcisio de Freitas, i cili dikur ka qenë ministër i qeverisë së presidentit brazilian të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.

“13 të dyshuar u vranë gjatë përleshjeve me autoritetet e zbatimit të ligjit”, tha në një deklaratë Sekretariati i Sigurimit të Shtetit në Sao Paulo. Një raport i mëparshëm të hënën informoi për 8 të vdekur gjatë operacionit të policisë.

Guvernatori i Sao Paulo shprehu kënaqësinë e tij për rezultatin e operacionit, duke siguruar se nuk gjeti “asnjë ekzagjerim” nga ana e policisë. “Është e papranueshme që kriminelët të sulmojnë një oficer policie. Ne nuk dëshirojmë konfrontim, por nuk tolerojmë sulme të tilla”, theksoi ai.

Sipas autoriteteve, janë arrestuar 32 të dyshuar dhe janë sekuestruar më shumë se 20 kilogramë drogë, si dhe 11 armë. Ministri i Drejtësisë dhe Rendit Publik, Flavio Dino, kritikoi rrëfimin e operacionit “Mburoja”, duke theksuar se ai duket “në disproporcion me krimin që është kryer”.

Nga ana e saj, Amnesty International kritikoi guvernatorin e Sao Paulos për deklaratat e tij. “Deri kur liderët tanë do ta legjitimojnë brutalitetin e policisë?”, pyet ajo në një postim në platformën X (ish-Twitter).

Bastisjet e përgjakshme të policisë në lagjet e varfëra ku aktiviteti i grupeve kriminale është shpesh i pakontrollueshëm, nuk janë një fenomen i rrallë.

Etiketa: Brazilekzekutime

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
Në prag të sfidës me Interin, Egnatia kërkon 1 “top-player”

Në prag të sfidës me Interin, Egnatia kërkon 1 “top-player”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26

Një emigrant i ardhur nga Italia, tha se iu bashkua protestës së diasporës në ditën e 63-të për t’i dhënë...

Lexo më shumë
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26
Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com