GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Metamorfoza’/ Mediat belge: Pëllumb Gjoka, kontakt i ngushtë i Ramës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Metamorfoza’/ Mediat belge: Pëllumb Gjoka, kontakt i ngushtë i Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat belge vazhdojnë t’i bëjnë jehonë operacionit ‘Metamorfoza’, ku u arrestuan disa zyrtarë të drejtësisë dhe policisë, si dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Gazeta e Antverp shkruan se arrestimet erdhën falë faktit se Belgjika ia ka dalë të deshifrojë komunikimet që bëheshin nga kriminelët përmes aplikacionit Sky ECC.

“Më shumë se dy vjet pas deshifrimit të shërbimit jashtëzakonisht popullor mes kriminelëve të mesazheve të koduara, Sky ECC, shërbimet policore në mbarë botën vazhdojnë të ofrojnë një mori informacionesh.

Në Shqipëri, një aksion madhor është zhvilluar javën e kaluar nga njësia kundër korrupsionit, SPAK. Nga operacioni u arrestuan disa anëtarë të dyshuar të një organizate të madhe kriminale. Ata dyshohen ndër të tjera, për përfshirje në disa krime, të paktën njëri prej tyre me pasojë vdekjen në qytetin e Shkodrës. Arrestimet kanë qenë lajmi më i rëndësishëm në median shqiptare prej disa ditësh, pasi mes të dyshuarve janë disa persona që konsiderohen si pjesë e ‘botës së sipërme’.

Për shembull në pranga është vënë prokurori i qytetit të Kukësit, i cili sipas shtypit vendas ka siguruar mbylljen e dosjeve ndaj disa kriminelëve. Pas hekurave përfunduan edhe disa policë të rangut të lartë. Mediat shqiptare raportojnë se të paktën dy nga oficerët e policisë janë përfshirë në atentate, njëri prej tyre duke ndarë informacione për viktimën,” shkruan gazeta.

Por sipas gazetës, vëmendja më e madhe i kushtohet biznesmenit Pëllumb Gjoka, që njihet si kontakt i ngushtë i kryeministrit shqiptar.

“Në Shqipëri, vëmendje e madhe po i kushtohet arrestimit të Pëllumb Gjokës, biznesmenit të njohur, i cili është shpallur nga qeveria si ‘investitor strategjik’ dhe tashmë akuzohet si porositës i vrasjeve. Opozita në Shqipëri thotë se Gjoka ishte në kontakt të ngushtë me kryeministrin shqiptar”.

“Mesazhet e dërguara nga Sky ECC u thyen nga hetuesit e Policisë Gjyqësore Federale të Antverpës në bashkëpunim me hetuesit holandezë dhe francezë”, thekson gazeta.

Etiketa: Edi Ramametamorfozapellumb gjoka

Lajme të lidhura

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet
Aktualitet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju
Breaking Views

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
Para
Dy familjarët i zë korrenti, ndërrojnë jetë në vend

Gjendet trupi i pajetë i një vajze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet
Aktualitet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26

Shqipëria ishte në fokus të një seance në Kongresin amerikan, ku u diskutuan lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut...

Lexo më shumë
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Shtator 2026

07:31 - 16/09/26
Temperatura të ulta dhe vranësira/ Ja si do të jetë moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 16 Shtator 2026

07:30 - 16/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com