GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptarët shpenzuan mbi 110 mln euro në tregun shëndetësor privat

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptarët shpenzuan mbi 110 mln euro në tregun shëndetësor privat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të dhënat financiare të operatorëve kryesorë të shërbimeve spitalore dhe diagnostikuese private në Shqipëri pët vitin 2022, të analizuara nga BIRN, tregojnë se tregu shëndetësor privat pësoi një rënie me 28 për qind pas pandemisë, ndërsa operatorët e mëdhenj deklarojnë se janë me humbje.

Shqiptarët shpenzuan së paku 11.7 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar për të paguar shërbimet e operatorëve spitalorë dhe diagnostikues privatë, shifër kjo 30% më e ulët se sa shpenzimet prej 16.4 miliardë lekësh të vitit 2021, vit kur pandemia e koronavirusit të ri shënoi kulmin. Pothuajse të gjithë operatorët e analizuar nga BIRN shënuan rënie në të ardhura, por rënia ishte më e fortë në kompanitë e specializuara në shërbimet e diagnostikimit, gjë që duket se lidhet me shërbimet e analizës diagnostikuese për koronavirusin e ri.

Operatori më i madh në treg, Spitali Amerikan, i cili është edhe aksioneri i vetëm i International Hospital, kontrolloi gjatë vitit të kaluar 72% të tregut të dhjetë kompanive të analizuara. Spitali Amerikan më vete zë 47%, ndërsa International Hospital (Hygeia), zuri 24% të tregut.

Të dhjetë kompanitë e analizuara, Spitali Kontinental, American Hospital, Genius Lab, Intermedica Center sh.p.k, Biocheck Diagnostic Center, Noval Diagnostic sh.p.k, Pegasus Med sh.p.k, International Hospital, Salus dhe Spitali Europian, mbyllën vitin e kaluar me humbje prej 2.33 milionë lekësh. Këto kompani patën fituar bashkërisht 1.64 miliardë lekë (rreth 16 milionë euro me kursin aktual) si pasojë e shpërthimit të kërkesës për shërbime, shkaktuar nga sëmundja COVID-19.

American Hospital, kompania më e madhe e tregut, në fakt ka pësuar humbje të vazhdueshme dhe është gjithashtu kompania me humbjet më të mëdha në treg. Viti 2022 u mbyll me humbje 336 milionë lekë. Që nga themelimi i saj në vitin 2006, kompania ka pësuar humbje kumulative prej 1.78 miliardë lekësh, gjë që kanë pakësuar kapitalin aksioner nga 2.9 miliardë që ishte në fillim, në 1.13 miliardë në fund të vitit 2022.

Të ardhurat e kompanisë gjatë vitit të kaluar ishin 5.5 miliardë lekë, duke pësuar një rënie prej 23% në krahasim me vitin paraardhës.

Humbjet e vazhdueshme duket se nuk kanë shkaktuar ngurrim te investitorët dhe te bankat për të vijuar mbështetjen e projektit. Gjatë vitit të kaluar, kompania mori një kredi të re duke rritur asetet në 8.8 miliardë lekë ndërsa raporti i kapitalit me totalin e aseteve ra në vetëm 13%, gjë që do të thotë se për çdo 100 lekë asete, kompania ka 13 lekë kapital aksioner dhe 87 lekë borxhe.

Nga ana tjetër, International Hospital, kompania e dytë më e madhe në treg, e cila është nën pronësinë e American Hospital, mbylli vitin e kaluar me një bilanc më të qëndrueshëm. Të ardhurat e saj prej 2.8 miliardë lekësh ishin 10% më të ulëta se sa në vitin 2021, por kompania duket se reduktoi të gjitha shpenzimet për të mbyllur vitin me një bilanc humbjesh të kufizuara. Kompania u hap në vitin 2007 me një kapital prej 4 miliardë lekësh ndërsa deri tani, humbjet e akumuluara të saj kanë qenë 3.9 miliardë lekë. Kompania ka asete me vlerë 5 miliardë lekë.

Mes operatorëve të tjerë të mëdhenj të shërbimeve spitalore, Salus pati të ardhura prej 618 milionë lekësh ndërsa Spitali Evropian 439 milionë lekë.

Intermedica duket se është kompania më e suksesshme e shërbimit laboratorik në vend. Gjatë vitit 2022, ajo shënoi të ardhura në masën 930 milionë lekë dhe fitime në masën 127 milionë lekë.

Genius Lab rezulton kompania tjetër e madhe e shërbimeve laboratorike me të ardhura prej 794 milionë lekësh dhe fitime prej 194 milionë lekësh.

Sipas të dhënave të buxhetit të shtetit, taksapaguesit shpenzuan për shërbime shëndetësore publike rreth 64 miliardë lekë gjatë vitit 2022, ndërsa sektori privat i analizuar me të ardhura prej 11.7 miliardë lekësh sugjeron se tregu është minimalisht 75.7 miliardë lekë. Shpenzime të tjera shëndetësore, të tilla si shpenzimet për laboratorët e vegjël të cilët nuk janë përfshirë në këtë shkrim, pagesat nën dorë në sektorin publik apo pagesat për ilaçe të parimbursuara, janë të pamundura për t’u kuantifikuar.

Një analizë e mëparshme e BIRN vërejti se gjatë vitit 2022, importi i ilaçeve në Shqipëri ishte 242 milionë euro, ku përfshihen medikamentet e rimbursuara, ato të konsumuara në spitale si dhe medikamentet e paguara nga qytetarët drejtpërsëdrejti. /BIRN/

Etiketa: shendetesishpenzimeshqiptaret

Lajme të lidhura

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe
Aktualitet

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)
Aktualitet

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26
Gent Progni: Deputetët kanë frikë nga armatimi jonë i vezëve! S’do t’i lëmë të bëjnë pushime të qeta
Aktualitet

Gent Progni i drejtohet ndërkombëtarëve: Dëgjojeni zërin tonë, Shqipëria nuk është në shitje

21:35 - 24/08/26
Para
Zjarr në një ullishte, dyshohet se ishte i qëllimshëm

Zjarr në një ullishte, dyshohet se ishte i qëllimshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe
Aktualitet

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26

Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë nga një vend që eksporton fuqi punëtore, në një treg që po tërheq...

Lexo më shumë
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26
Gent Progni: Deputetët kanë frikë nga armatimi jonë i vezëve! S’do t’i lëmë të bëjnë pushime të qeta

Gent Progni i drejtohet ndërkombëtarëve: Dëgjojeni zërin tonë, Shqipëria nuk është në shitje

21:35 - 24/08/26
Protestuesi i kthehet Ramës: Për çfarë bese e ke fjalën? Për Manjën si kamarier apo Belindën shërbëtore

Protestuesi i kthehet Ramës: Për çfarë bese e ke fjalën? Për Manjën si kamarier apo Belindën shërbëtore

21:13 - 24/08/26
Turistja gjermane i bashkohet protestës: Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë

Turistja gjermane i bashkohet protestës: Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë

20:56 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com