GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Në Kukës “nuk pëlqehet më samba”, ekipi mbushet me afrikanë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tronditet Kukësi, titullari i skuadrës mbyll vitin para kohe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afrika duket se është kthyer në tregun e preferuar të skuadrës së Kukësit, të paktën këtë vit. Nëse më herët hidheshin sytë nga Amerika Latine, ku brazilianët zinin një vend të rëndësishëm te blutë, duket se kjo “modë” ka marrë fund.

Aktualisht në skuadër nuk ka asnjë futbollist nga vendi i 5-herë kampionëve të Botës dhe gjasat janë që të jetë kështu deri në mbyllje të merkatos, edhe pse deri në fund gjithçka mund të ndodhë.

Pak e nga pak vendin e tyre po e zënë futbollistët nga kontinenti afrikan, kjo ndoshta edhe për shkak të kostove më të pakta, ku dihet që Kukësi për momentin ka reduktuar ndjeshëm shpenzimet dhe është fokusuar më shumë te lojtarët e rinj.

Zyrtarisht te Kukësi kanë firmosur tre lojtarë afrikanë, të cilët pritet të përbëjnë edhe boshtin e saj, sidomos në repartin e mesit të fushës.

Të paktën, kjo është vënë re gjatë takimeve miqësore të zhvilluara deri më tani, me teknikun Hallaçi që i ka dhënë besim në fushë dhe që pret të bëjnë gjëra pozitive në skuadër.

Për ta nisur me mesfushorin nga Mauritania, që është ndër të paktët e mbijetuar nga sezoni i kaluar, Abdou Mbarak. Një futbollist që ra në sy me sigurinë para mbrojtjes, rol që do ta mbajë edhe këtë sezon.

Për të vijuar me nigerianin, Daniel Momoh. Një zbulim kryekëput i Hallaçit, i cili e stërviti vitin e kaluar tek ekipi i 21-vjeçarëve dhe me të marrë drejtimin e ekipit të parë, e thirri menjëherë.

Madje, i siguroi një vend në formacion, gjë që pritet ta ketë edhe këtë sezon. Në miqësoret e luajtura, ka përbërë dyshen e qendrës së mesit të fushës së bashku me Mbarak.

Për të vijuar me afrikanin e tretë, Gbolahan Salami Mustafa, një mesfushor me tipare sulmuese në krah. Pasi u mor për provë gjatë kësaj merkatoje, ka pasur paraqitje pozitive, duke marrë një rol titullari në fushë. Për këtë arsye pak ditë më parë klubi bëri zyrtarizimin e tij, duke i ofruar edhe një kontratë 2-vjeçare.

Kësaj tresheje ndoshta mund t’i shtohen të tjerë në ditët në vijim, por duket se për momentin “frenat” e mesfushës po i marrin në dorë afrikanët dhe besimi iu është dhënë nga vetë Hallaçi.

Mesa duket, përfundimisht në Kukës kanë hequr dorë nga brazilianët dhe të huajt e vetëm do të vijnë nga Afrika./PanoramaSport

Etiketa: Afrikanet te KukesiKukesimerkato

Lajme të lidhura

Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon
Sport

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri
Sport

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës
Sport

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës

12:07 - 01/06/26
Para
Meri na jep lajme të hidhura: Do përballeni me ndarje të vështirë

Meri na jep lajme të hidhura: Do përballeni me ndarje të vështirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit
Botë

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi nevojën për një armëpushim të fuqishëm në Liban dhe mbështetje kolektive për autoritetet libaneze në...

Lexo më shumë
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelbets10 girişJojobet