GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Jepet leja e ndërtimit për pallatet në portin e Durrësit, KKT miraton edhe 20 leje për resorte

08:47 - 03/08/23
në Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Jepet leja e ndërtimit për pallatet në portin e Durrësit, KKT miraton edhe 20 leje për resorte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bregdeti shqiptar, do të kthehet në një kantier ndërtimi, teksa numri i lejeve të ndërtimit ose zhvillimit për projekte resortesh, por edhe kullash nuk ka lënë jashtë as kryeqytetin.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar 20 leje ndërtimi, objekte të cilat pritet të ndërtohen përgjatë bregdetit shqiptar, nga jugu në veri.

Ndër projektet në fjalë në sy bie leja e ndërtimit për projektin që do të zhvillohet në Durrës i njohur si Durrës Marina & Yacht, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.

“Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” dhe “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, Zona 02, Zona e menaxhimi A02 dhe A04, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.”, thuhet në vendimin e KKT-së.

Ndërkohë një numër lejesh janë miratuar për hotele e resorte në zonën e Jugut, Gjirin e Lalëzit apo në Shëngjin. Leja e parë duket se ka qenë ajo në për zonën e Lezhës është me objekt “Godina me funksion banimi, Shëngjin”, ndërsa leja e dytë e miratuar nga KKT është Objekte me funksion banimi dhe shërbimi dhe objekt me funksion hoteleri dhe kazino, me përfitues shoqërinë Dukagjini Group. Në rendin e ditës në mbledhjen e KKT-së kanë qenë dhe dy projektet e porteve turistike, atij të Durrësit dhe të Vlorës. Për Portin e Durrësit, ku KKT miratoi lejen e ndërtimit për 9 godina. Ndërsa për Portin e Vlorës dhe në bregdetin e Lazit u miratuan total 6 leje. Në lidhje me bregdetin e jugut janë miratuar një sërë projektesh. Mes tyre janë leja e zhvillimit për resortin Village Square me subjekt zhvillues Seaside Construction, si dhe leja e ndërtimit për objektin “Godinë Shërbimi Hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues Shoqëria La Brisa.

Kujtojmë se një ditë më parë KKT miratoi lejet e ndërtimit edhe për 7 kulla apo objekte banimi në Tiranë, si një godinë polifunksionale në Tiranë, lejen e ndërtimit për një objekt me destinacion shërbime në rrugën Brigada 8 me shoqëri zhvilluese Infinity Investment dhe Johannes Weissengruber.dhe leje për ndërtimin e një kulle në Komunën e Parisit, me subjekt zhvillues Sara-El. Sakaq KKT ka miratuar lejet për ndërtimin e e kompleksit Tirana Lana Riverside Residences me vendodhje në Bulevardin Gjergj Fishta me subjekt zhvillues Forever Construction dhe për objektin Tirana East Tower Residence”, me vendndodhje në Rrugën: “Gramoz Pashko, me subjekt zhvillues Geo Construction.

 

Etiketa: Jepet leja e ndërtimitpallatet në portin e Durrësit

Lajme të lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje
Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë
Breaking Views

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Para
Ish-ylli i Juventusit, tjetër rival për Brojën kundër Chelseas

Ish-ylli i Juventusit, tjetër rival për Brojën kundër Chelseas

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com