Një 52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në Durrës dhe nga raportimet mësohet se 52-vjeçari ka humbur jetën pasi e kanë zënë poshtë pllakat e mermerit.
Durrës/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Discussion about this post