Taksimi mbi pasurinë e paluajtshme të individëve që vilet nga bashkitë do të ndryshojë tërësisht.
Qeveria ka publikuar për konsultim draftligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” duke parashikuar konceptin e ri për këtë taksë që synon të sjellë më shumë të ardhura në arkën e shtetit. Taksa e pasurisë është takse vendore, vjetore. Në nenin 4 të projektligjit nënvizohet se taksa e pasurisë llogaritet si shumëzim i vlerës se taksueshme te pasurisë se paluajtshme me shkallen e zbatueshme ke taksës.
Te ardhurat e mbledhura nga taksa e pasurisë derdhen për llogari te Bashkisë, në territorin e së cilës ndodhet pasuria e Bashkisë, në territorin e së cilës ndodhet pasuria e paluajtshme që përdoren nga Bashkia në përputhje me legjislacionin në fuqi për financat e vetëqeverisjes vendore.
Pronat do të ndahen në kategori dhe vlerë dhe një metodologji e miratua me vendim të Këshillit të Ministrave do të japë detaje për secilën prej tyre. Taksimi do të bëhet jo vetëm për ndërtesat por edhe për parcelat dhe sipas planit taksa për kategorinë e parë nis nga viti 2026 ndërkohë për të dytën nga viti tatimor 2028.
Shkallët e taksimit të pasurisë së paluajtshme
Në një tjetër nen që është ai 12 drafti ndalet në shkallët e taksimit që do të aplikohet.
Kështu Këshilli Bashkiak i çdo Bashkie cakton shkallët e taksës për të gjitha kategoritë e pronave, me përjashtim të pronave shtetërore dhe atyre fetare, brenda intervaleve të mëposhtme të shkalleve te taksës:
“a) Për të gjithë njësite e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,1% (zero presje një për qind) deri në 0,2% (zero presje dy për qind);
b) Për të gjithë njēsitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri ne 0,25% (zero presje njëzet e pese për qind);
c) Për të gjithë njësite e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri në 0,25% (zero presje njëzet e pese për qind);
ç) Për të gjithë njësite e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri ne 0,25% (zero presje njëzet e pesë për qind);
d) Për te gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,1% (zero presje një përq ind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);
dh) Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave pyjore, shkalla e taksës mund të varioje në shkallet nga 0,1% (zero presje një për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);
e) Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund te variojë në shkallet nga 0,1% (zero presje një për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);
f) Për te gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);
Shkalla e taksës për ndërtesën e papërfunduar është 30% (tridhjete për qind) e shkallës së taksës së kategorisë përkatëse të ndërtesës
Këshilli Bashkiak cakton shkallet e taksës deri me 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor
4.Nëse Këshilli Bashkiak nuk përcakton në kohe shkallen e taksës, në përputhje me pikën 3, të këtij neni, zbatohet shkalla e fundit e taksës së përcaktuar nga Këshilli Bashkiak, për kategorinë përkatëse
5.Në rast se shkalla e takes për atë kategori nuk është caktuar ndonjëherë, zbatohet shkalla më e ulët e taksës, në përputhje me piken I të këtij neni, për atë kategori
6.Shkallēt e taksës i dërgohen Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, brenda 10 (dhjete) ditëve kalendarike nga dita e caktimit te tyre” thuhet në nenin 12.
Taksa mbi ndërtesën
Baza e taksës për ndërtesën është vlera e njësisë së ndërtesës, që llogaritet në përputhje me metodologjinë dhe procedurat e përcaktuara ne vendimin e Këshillit te Ministrave.
Shkalla e taksës mbi ndërtesën, e cila aplikohet si perqindje e bazës se taksës, është si me poshtë:
a) 0,05% (zero presje zero pese perqind) për njēsine e ndërtesës që përdoret, shfrytēzohet për banim;
b) 0,2% (zero presje dy perqind) per njésine e nderteses qe pèrdoret, shfrytēzohet për veprimtari ekonomike;
c) 30% e shkalles se takses perkatèse per te gjithe siperfagen ndertimore, pèr te cilen zhvilluesi është pajisur me lejë ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundoj atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.
Detyrimi për taksen mbi ndërtesën llogaritet si shumëzim i bazës se taksës me shkallën e taksës mbi ndërtesën.
Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën njësitë e ndërtesave të përcaktuara në nenin 10, pika 1 e këtij ligji.
Autoritetet përgjegjëse për administrimin e takses mbi ndertesën janë Drejtoria Pergjithshme e Takses se Pasurise dhe Bashkia.
Pergjegjesite e Drejtorise se Pergjithshme te Takses se Pasurise ne kuader të administrimit te taksës mbi ndërtesën përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Taksa mbi token bujqësore
Baza e taksës për token bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësinë ose posedimin e taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë. Në rast të mungesës se dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, poseduesi i tokës bujqësore bën një vete-deklarim të sipërfaqes se tokës bujqësore, pranë Bashkisë ku ndodhet toka. Kategoritë minimale te tokave bujqësore jepen në shtojcën 2, të i bashkëlidhet këtij ligji. Për do kategori minimale të tokës bujqësore, Këshilli Bashkiak mund të miratojë nënkategori.
Niveli i takes caktohet ne leke për metër katror. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e taksueshme. Nivelet treguese te takes, për do kategori minimale të bazës se taksës, jepen në shtojcën 3, të këtij ligji.
Përjashtimet nga taksa e pasurisë
Draftligji parashikon një sërë ndërtesash të cilat përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme dhe të tilla janë të listuara në një nen të veçantë disa.
Të tilla janë pronat shtetërore, pronat fetare, ndërtesat e papërfunduara që në 30 nëntor të vitit të para vitit tatimor janë duke u ndërtuar, strukturat akomoduese hotel resort me katër dhe pesë yje që janë marka ndërkombëtare, njësitë rezidenciale të ndërtesave që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara, njësitë rezienciale që deklarohen si në pronësi apo posedim të kryefamiljarëve që janë në skemën e ndihmës ekonomike, njësitë rezitenciale të pensionistëve që kanë vetëm pension si të ardhur.
Discussion about this post