GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Koncesionari i Portit të Durrësit, Rama përplaset me Gjermaninë

15:03 - 03/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Koncesionari i Portit të Durrësit, Rama përplaset me Gjermaninë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zv/ambasadori gjerman në Shqipëri, Thilo Schroeter, njëkohësisht dhe Referent i Ekonomisë në këtë ambasadë i ka bërë me dije Tiranës zyrtare se kushtet e drejta dhe ligjore për investitorët e huaj janë thelbësore për perspektivën e Shqipërisë si vend për të bërë biznes dhe të ardhmen e saj si pjesë e tregut të brendshëm europian.

Këtë fakt e ka deklaruar ditën e sotme Partia Demokratike, më anën e kryetarit të FRPD, Besart Xhaferri.

Sipas Xhaferrit, Një ditë pasi raporti i DASH skanoi kriminalizimin e ekonomisë, duke theksuar se Shqipëria nuk është një vend miqësor për investime të huaja, për shkak të korrupsionit qeveritar dhe krimit të organizuar, kupola e Autoritetit Portual Durrës së bashku me Policinë e Shtetit nisi mësymjen ndaj kompanisë gjermane EMS, që operon në Portin e Durrësit. Kompania gjermane EMS ka fituar për 35 vjet koncensionin për menaxhimin e kalatës lindore të Portit të Durrësit, por qeveria shqiptare kërkon të zhbëjë në mënyrë të njëanshme këtë koncension, për llogari të projektit të Alabbar, duke rrezikuar një tjetër faturë miliona euroshe në arbitrazh, që do paguhet nga taksat e qytetarëve më të varfër të Evropës.

Në kuadër të këtij skenari Portin e Durrësit një ditë para mësymjes ndaj EMS e vizitoi edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili dha direktivat e fundit, kuptohet jo për sasitë e kokainës që kalojnë transit, sipas DASH, në këtë port, por për metodat se si duhet të ushtrohet shantazh ndaj kompanisë gjermane EMS, e çertifikuar ndërkombtarisht në fushën që ushtron aktivitetin.

Porti i Durrësit prej një dekade është kthyer në çerdhe korrupsioni dhe sipas raportit të fundit të OKB për drogërat, ky port është ndër pikat e tranzitit për sasitë e kokainës që vijnë nga Amerika Latine në Evropë dhe për sasitë e heroinës që vijnë nga Turqia me objektiv final tregun evropian. Qeveria Rama prej një dekade Drejtorin e Autoritetit Portual në Durrës, nuk e emëron pa marrë bekimin e bandave, e përballë kësaj panorame, sulmi ndaj një kompanie ndërkombëtare si EMS është një standard i zi i vendosur nga kjo qeveri.

Ky agresion i hapur ndaj kompanisë EMS dhe sipërmarrjes së huaj janë një këmbanë alarmi dhe për procecin e integrimit, e këtë e konfirmoi, qartë dhe pa nota diplomacie, zv/ambasadori gjerman në Shqipëri, Thilo Schroeter.

Ky paralajmërim i bën të qartë Edi Ramës, se Bashkimi Evropian nuk funksionon si nismat e autokratëve ballkanikë të modelit “Ballkan i Hapur’, ku sipërmarrja është në mëshirë të korrupsionit të qeverisë dhe krimit të organizuar.

SPAK duhet të nisë një hetim për këtë rast, pasi kupola e kompanisë gjermane EMS po përballet me agresionin e krimit të organizuar, dhe në kuadër të këtij hetimi duhet kërkuar ndihmë edhe nga autoritetet ligjzbatuese në Gjermani.

E inkurajojmë SPAK që të hapë dosjet e Portit të Durrësit dhe, me siguri, do të ketë edhe ndihmën e pakursyer të agjencive lizgjbatuese gjermane e të tjera.

Etiketa: Koncesionariporti i Durresit

Lajme të lidhura

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Para
E rëndë/ Po mbyteshin në lumë, babai hero shpëton 3 fëmijët

E rëndë/ Po mbyteshin në lumë, babai hero shpëton 3 fëmijët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com