GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Iu fik mjeti lundrues në det, i riu shpëtohet pas 10 orësh

16:13 - 03/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Iu fik mjeti lundrues në det, i riu shpëtohet pas 10 orësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia njofton se ka shpëtuar një 28-vjeçar, që ka mbetur në mes të detit. Të riut i është fikur mjeti lundrues në mes të detit, ndërsa është shpëtuar pas 10 orëve. Mësohet se rrymat detare e kanë larguar të riun nga bregu i detit me disa milje, në drejtim të Korfuzit.

“Borsh/Policia Kufitare, 10 orë operacion kërkim-shpëtimi, gjatë natës, në det të hapur, për t’i shkuar në ndihmë një 28-vjeçari.

Iu fik mjeti lundrues Jet Ski, në mes të detit, gjatë natës, për shkak të një defekti, dhe rrymat detare e zhvendosën 2.5 milje në thellësi (në drejtim të ishullit të Korfuzit), duke i rrezikuar seriozisht jetën, Policia lokalizoi dhe shpëtoi 28-vjeçarin.

Operacioni i kërkim-shpëtimit angazhoi shërbime të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe të repartit “Delta”, me 3 mjete lundruese.

Pas marrjes së njoftimit nga miq të shtetasit ., 28 vjeç, banues në Tiranë, se kishin humbur kontaktet me këtë të fundit, pasi rreth orës 20:00, ky shtetas, për qëllime turistike, ishte nisur me Jet Ski, nga Porto Palermo drejt Borshit, shërbime të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe të repartit “Delta”, të pajisura me 3 mjete lundruese dhe të asistuara nga peshkatarë të zonës, kanë organizuar punën dhe kanë dalë menjëherë në det të hapur, për të lokalizuar dhe shpëtuar 28-vjeçarin.

Si rezultat i një operacioni kërkim-shpëtimi që zgjati nga ora 20:00 deri në orën 06:20 të ditës së sotme, në det të hapur, të kryer nga shërbime të specializuara të Policisë, u bë i mundur lokalizimi 2.5 milje në thellësi të detit, dhe nxjerrja në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, e 28-vjeçarit.

Për shkak të një defekti, mjeti lundrues Jet Ski që drejtonte ky shtetas, gjatë natës, ishte fikur në mes të detit dhe rrymat detare e kishin zhvendosur atë, në drejtim të ishullit të Korfuzit.

Pas shpëtimit, mirënjohës për ndërhyrjen e menjëhershme dhe profesionale të Policisë, shtetasi K. S. u shpreh: “Falënderoj shumë Policinë Kufitare të Himarës dhe të Vlorës, pasi kam 10 orë që rri në det të hapur, për shkak të një defekti që pësoi motori i ujit, dhe rrymat detare më çuan drejt ishullit të Korfuzit. I falënderoj shërbimet pasi erdhen menjëherë me mjetet lundruese dhe më shpëtuan jetën. Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme”, njofton policia.

Etiketa: fiketlundruesmjeti

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Simeone tregohet diplomat në lidhje me Felix: Deri më 31 gusht…

Simeone tregohet diplomat në lidhje me Felix: Deri më 31 gusht…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com