GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bisedat në “Sky” nxjerrin Pëllumb Gjokën në trafikun e drogës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bisedat në “Sky” nxjerrin Pëllumb Gjokën në trafikun e drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mes akuzave të rënda për vrasje dhe sigurim i kushteve për të kryer vrasjen, ndaj biznesmenit strategjik Pëllumb Gjoka, SPAK po kryhen hetime dhe për trafik droge nga vendet e Amerikës Latine në disa vende të Europës.

Mes të hetuarve janë dhe shumë personave të tjerë që autoritetet Franceze, kanë thyer kodet e komunikimit në “Sky”.

Pëllumb Gjoka shfaqet me kodin PIN SkyECC “7142D9″ ndërsa vijojnë përdorues të tjerë me kodet” “MHSE7L”, “2Q4RSM”, “9E6STL” dhe “TIV9E3” etj.

Por ajo që është më e dhimbshme në këtë çështje për Pëllumb Gjokën, është se SPAK po kryhen hetime dhe për tjetërsimin e një prone në plazhin e Velipojës.

Për ironi të fatit kjo dosje me falsifikime është kallëzuar në SPAK nga dy kushërinj të Pëllumb Gjokës, Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi.

“Ora News” mëson se kallëzimi i tyre është depozituar në muajin Janar 2023, për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Por tashmë ky kallëzim është bashkuar me dosjen e vrasjeve, duke formuar një procedim të vetëm me Nr.41.

Në materialin e dërguar, nga nenë dhe bir pretendojnë se janë trashëgimtarë të shtetases Drande Hotaj dhe se pasuritë e paluajtshme të Drande Hotaj, një sipërfaqe prej 39 ha në fshatin Pulaj komuna Velipojë, janë tjetërsuar dhe marrë në mënyrë të paligjshme nga Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me Ndue Prelë Hotaj, Lize Hotaj, Ardian Beci, Sonila Boga, Agim Ajeti, Vath Dashi etj.

Por mbi bazën e një  informacioni të referuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, SPAK ka regjistruar në 13 mars 2023 procedimin penal nr.41 të vitit 2023, për veprat penale të “Vrasja me paramendim”. “Heqja e paligjshme e lirise”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”. “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Më konkretisht hetuesit referojnë se në kuadër të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, agjencitë ligj zbatuese Evropiane, EUROPOL, kanë përcjellë informacione për disa shtetas shqiptarë të cilët dyshohen si të përfshirë në aktivitet kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, trafikimit të lëndëve narkotike të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, falsifikimi i dokumenteve dhe shpërdorimi i detyrës nga funksionar publik, të cilët kanë koordinuar me njëri tjetrin nëpërmjet komunikimeve të enkriptuara në aplikacionin SkyECC.

Përdoruesit e këtyre PIN SkyECC janë disa shtetas shqiptarë që kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin në raste të ndryshme me qëllim kryerjen e e veprave penale, sigurimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kanabis, kokainë nga Shqipëria drejt vendeve tjera të Bashkimit Evropian si dhe nga Amerika e Jugut drejt porteve kryesore Evropiane.

Gjithashtu kanë komunikuar dhe ndërvepruar midis tyre lidhur me tjetërsimin e një sipërfaqe toke në bregdet duke falsifikuar dokumente shtetërore në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë.

Etiketa: Bisedat në "Sky"Kryesore1pellumb gjoka

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
TV një “biznes i keq” në ‘22, bien të ardhurat, gjysma janë me humbje

TV një “biznes i keq” në ‘22, bien të ardhurat, gjysma janë me humbje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com