GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me Balilin e Bajrin, del foto e Tahirit në burg. Mesazhi i gazetarit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Me Balilin e Bajrin, del foto e Tahirit në burg. Mesazhi i gazetarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë kohës që vuante dënimin në burgun e Kosovës në Lushnje, ndërsa në krah të tij janë Kelmend Balili dhe Safet Bajri.

Vezaj në komentin që shoqëron foton shkruan “shoqëria e burgut dhe jo vetëm”. Në vijim gazetari shprehet se kjo foto tregon shumë, sidomos për pushtetin e kapur me bandat.

Publikimi i fotos vjen në një kohë kur disa prej zyrtarëve aktualë të Qeverisë Rama po shfaqen në dyert e SPAK, disa lidhur me koncensionet që kanë firmosur, dhe të tjerë për aferën e inceneratorëve.

Gjithsesi Tahiri, i konsideruar nga Edi Rama si “ministri kampion” ishte i pari ndër bashkëpunëtorët e Kryeministrit që u dënua për shpërdorim detyre, ndërsa u hetua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK.

Fillimisht Tahiri u morr në mbrojtje nga Rama dhe mazhoranca që ai drejton, por më pas ai iu nënshtrua një gjykimi dhe më pas dënimit, që pavarësisht kundërshtive nga ish-ministri, duket se e nxorri përfundimisht nga politika.

Pas Tahirit, rradha ishte e një tjetër ish-ministri, Lefter Kokës, që pret vendimin e GJKKO lidhur me aferën e inceneratorëve, por edhe e Vangjush Dakos, Safet Gjicit, Alqi Bllakos, e të tjerë kryebashkiakë e ish-deputetë, që të gjithë pjesë e grupit të PS-së apo bashkëpunëtorë të Kryeministrit, miq e personazhe që shfaqeshin si njerëzit me “duart e pastra”.

Sot janë të tjerë emra që po hetohen, disa për lidhje me krimin, sikundër paralajmërohet pas çkodimit të aplikacionit SKY nga shërbimet e vendeve partnere dhe të tjerë për abuzime me detyrën, korrupsion, pastrim parash apo fshehje pasurie.

Postimi nga Flamur Vezaj

❌Shoqnia e burgut dhe jo vetem❌

Kjo foto tregon shume! Sidomos per pushtetin e kapur me bandat!

Sic e shikoni, kjo foto eshte bere brenda nje qelie ne burgun e Kosoves ne Lushnje pak muaj me pare!

Ne krah te majte me syza, besoj e njihni “kampioni” i luftes kunder krimit ish-ministri Saimir Tahiri! Perballe tij me bluze te bardhe, eshte “eskobari” i Ballkanit Kelmend Balili! Ne kohen kur Tahiri drejtonte ministrine jane bere dhjetra operacione per kapjen e tij por pa Suksese!!

Ndoshta kjo miqesi ka pas efektin e saj! Nderkohe pas Balilit eshte drejtuesi i “bandes” se Bajrave te Shkodres, Safet Bajri! Perballe tij nuk e njoh ate “kapon” tjeter!

Sic duket ne foto, po festojne dicka me vere e ushqime brenda qelise!! Ne burg eshte e ndaluar vera por nga fotoja duket se jane te pashqetesuar per kete fakt dhe dihet tashme qe nepermjet shisheve te koles futej vera ne burgje! E per ta kuptuar se sa serioze ka qene qeveria Rama per luften ndaj krimit, kjo foto tregon shume!

Etiketa: gazetarmesazhitahirivezaj

Lajme të lidhura

E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?
Aktualitet

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26
Para
Berisha i kërkoi dorëheqjen, reagon kreu i ILD: S’merrem me komente..

Berisha i kërkoi dorëheqjen, reagon kreu i ILD: S'merrem me komente..

Discussion about this post

TË FUNDIT

E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26

Në Shqipëri, një punonjës merr mesatarisht 10.3 mijë euro në vit pagë bruto, ose rreth 860 euro në muaj, sipas...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 01/06/26
Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:29 - 01/06/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:27 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet