GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Policia arreston personin që kërcënoi se do vriste presidentin

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Policia arreston personin që kërcënoi se do vriste presidentin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia braziliane bëri me dije se arrestoi një person që kishte thënë publikisht se kishte për qëllim të vriste presidentin e vendit Luiz Inacio Lula da Silva dhe kontrolloi shtëpinë e një njeriu të dytë që kërcënoi presidentin me postime në faqet e rrjeteve sociale.

Edhe pse të ndara, të dyja këto raste ndodhën në shtetin Para, të cilin Lula pritet ta vizitojë duke nisur nga sot, në kuadër të një samiti ndërkombëtar që do të mbahet javën e ardhshme për mbrojtjen e pyllit të Amazonës.

Në qytetin e Santaremit, policia federale arrestoi një burrë që të mërkurën e kaluar tha në një bar se kishte ndërmend të qëllonte presidentin në bark dhe pyeti klientët nëse e dinin se ku do të qëndronte Lula gjatë qëndrimit të tij në shtet.

I njëjti burrë, i cili është një fermer, mburrej se mori pjesë në sulmin e 8 janarit në Brasilia ndaj pallatit presidencial, Kongresit dhe Gjykatës së Lartë nga mbështetësit e ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.

Në Belem, kryeqyteti i shtetit, policia kontrolloi shtëpinë e një burri që dyshohet se postoi imazhe kërcënuese të një sulmi ndaj presidentit. I dyshuari është roje sigurie dhe posedonte një armë.

Shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri të lartë në Brazil për shkak të polarizimit ekstrem pas zgjedhjeve të tetorit të kaluar, të cilat Lula i fitoi.

Bolsonaro u sulmua nga një burrë që e goditi me thikë në bark gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2018. Sulmuesi përfundimisht u gjet i paaftë për t’u gjykuar.

Etiketa: ArrestimBrazilLulaPolicia

Lajme të lidhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht
Breaking Views

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Para
Champions League, mbyllen pjesët e para, Barcelona me një këmbë në Europa League, ja rezultatet

Lewa flet për largimin nga Bayerni: Ika sepse doja që…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com