GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

A ka të drejtë SHBA të tolerojë në ekstrem regjimin autokratik dhe të korruptuar të Edi Ramës?!

21:38 - 04/08/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 5 min
A A
A ka të drejtë SHBA të tolerojë në ekstrem regjimin autokratik dhe të korruptuar të Edi Ramës?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ndriçim Kulla

Është argumentuar shpesh se SHBA janë aleati më i madh strategjik i Shqipërisë dhe pika më e fortë e ndikimit dhe referimit për demokracinë shqiptare dhe gjithë proceset e saj. Dhe dicka e tillë është katërcipërisht e vërtetë, askush nuk e diskuton një gjë të tillë, aq më pak unë që jam një mbështetës i kahershëm i kësaj teze.

Mirëpo është problematika që ka arritur të shpalosë hapur, para syve të gjithë popullit shqiptar, qeverisja e Edi Ramës, sidomos me skandalet e vazhdueshme të viteve të fundit, ajo që ka vendosur në dyshim këtë qasje. Politika dhe administrata amerikane kanë pasur dhe kanë një emërues të përbashkët, gjatë gjithë kohës në marrëdhëniet me Shqipërinë, vendosjen në plan të parë të interesit të vendit dhe të popullit shqiptar.

Atëherë, le ta prizmojmë me këtë kriter, gjithë historinë që ka prodhuar qeverisja socialiste në këto 10 vitet e fundit. Shtrëmbërimi i parë i madh demokratik dhe goditja e parë e fortë që mori intreresi i drejtpërdrejtë i shqiptarëve, ishte lejimi i kryerjes para 4-5 viteve të zgjedhjeve të bashkive pa opozitë dhe në më shumë se gjysmën e tyre, edhe me një kandidat të vetëm. Ky është padyshim një dështim i madh dhe tragjik, sidomos i faktorit të brendshëm politik shqiptar, pozitë dhe opozitë bashkë, vetëm se ky mund të quhet edhe një ngecje e rëndësishme e atij mekanizmi balancues dhe fortësisht ndikues që SHBA kanë pasur gjithmonë mbi politikën shqiptare.

Këtu filloi krisja e parë e qasjes së ekuilibruar dhe nisi qasja e njëanshme amerikane në favor të qeverisjes së Edi Ramës. Këtu interesi i njerëzve që vuajtën për katër vjet nga një qeverisje bashkiake pa fre e pa kontroll, u dëmtua keqazi nga kjo njëanshmëri. Mirëpo përgjegjësia e kësaj njëanshmërie nuk u ndal këtu. Skandale nga më të paimagjunueshmet, edhe pse me shumë vonesë dhe sforco  nga drejtësia, kanë arritur të zbardhen e të dënojnë ekponentët më të lartë të qeverisjes socialiste, të trumbetuar krah vetë kryeministrit si maja e diamantit e kësaj qeverisje. Bëhet fjalë për ish-ministrin e brendshëm, z. Saimir Tahiri, të ashtuquajturin  ministrin më të suksesshëm nga ambasadori përkatës Lu, i cili dënohet për kanabizimin e Shqipërisë, një vepër madhore, e jashtëzakonshme për t’u kryer prej tij dhe dikasterit të tij, ku me ose pa dijeninë dhe lejen e kryuemistrit  mbetet e dyshimtë .

Pasohet historia me nr.2 të qeverisë në shumë vite, z. Arben Ahmetaj, të trumbetuar si shpëtuesin e madh të ekonomisë së shqiptarëve me taksën e dështuar progresive, që përfundon në arrati dhe është përgjegjësi kryesor për dy nga skandalet më madhore të qeverisjes. Së pari, ndihmoi me marifetet prej “miu elektoral” të shpërndante bonusin e shtëpive të rrënuara nga tërmeti tre ditë para zgjedhjeve për mijëra e mijërta vetë. E përsëri, ambasadorja e asaj kohe Yuri Kim i quajti ende pa u numëruar si të fituara zgjedhjet për socialistët. Së dyti, realizoi skemëm më të tmershme të vjedhjes qindra milionë dollar të djegsave, dhe kur u zbulua u arratis e kërcënon prej andej qeverinë. Tanimë drejtësia provoi me dy operacionet e saj të fundit atë që opozita e ka përmbledhur në një dosje 600 faqëshe: përdorimin e shtetit (policisë) dhe bandave të krimit për të fituar zgjedhjet e 14 majit.

Po të njejtën gjë kishte provuar gazeta gjermane “Der Spegel” në prag të zgjedhjeve të mandatit të kaluar. Vjedhja skandaloze e miliona eurove nga taksat e shqiptarëve apo kanabizimi i vendit, që i shtohen skandalit tjetër të njohur të PPP janë të gjitha barra të drejtpërdrejta në supet e varfëra të shqiptrarëve. Atëherë si ka mundësi që një  regjim kaq i zhveshur lakuriq nga skandale politike dhe ekonomike, nuk kritikohet dhe nuk  dënohet me emër  nga ana e SHBA?! Si është e mundur që SHBA mbështesin një regjim që e ka kthyer hakmarrjen dhe luftën e klasave  në sistem, si në kohën e regjimit komunist?!

Si është e mundur që SHBA nuk i ndjenë qoftë edhe një çast vuajtjet e shumta të popullit opozitar shqiptar, të mbuluar me artin, pikturat dhe propagandën e Edi Ramës?! Apo mos vallë atje përtej oqeanit një miliarder me emrin Xhorxh Soros lobon dhe lobon me rrjetin e tij të madh tek qeveria amerikane, për vëllain e madh në Shqipëri, që të qëndroj përjetë në pushtet, paçka se po shkatërron demokracinë dhe ka detyruar rreth 920 mijë  shqiptar të largohen nga vëndi prej kushteve të regjimit?! A nuk është dëmtuar rëndë kështu ajo kulturë besimi që ishte krijuar në historinë e mardhënieve shqipataro-amerikane?! Pse është bërë? Në emër të kujt interesi?

Si është e mundur që mikja jonë më e madhe dhe frymëzuesja botërore e qeverisjeve demokratike po mbështet tashti, pa rezerva  Manduron shqiptar në mes të Europës?! Mos nuk është e vërtet kjo akuzë që unë po pohoj publikisht? Por, çdo diplomat apo politikan amerikan, po qe se do jetonte qoftë edhe gjashtë muaj në statusin e qytetarit shqiptar do ti ndjente thellësisht këto që po them, për ndihmën e gabuar, që po i japin amerikanët sot këtij satrapi. Ai ka vite të tëra që dëmton direkt interesat e vëndit, interest e shqiptarëve, pse vallë është kaq e njëanshme qasja e SHBA në favor të qeverisë dhe në kurriz të opozitës, deri aty sa të tolerojë lobimin e shkatërimit të saj nëpërmjet non-grata të Berishës? Është e drejtë të pranohet se SHBA vetëm ndikon dhe se “detyrat e shtëpisë” duhet t’i kryejnë shqiptarët. Por nga ana tjetër, nuk mund të mos pranohet se pikërisht në emër të ndikimit të SHBA janë ndërtuar të gjitha strategjitë elektorale të pozitës, me nënkuptimin se nuk vihet në fuqi me një non-grata amerikane dhe Rama me këtë kapital të dhuruar padrejtësisht prej amerikanëve bën çfarë të doj në këtë vënd. Vjedhë çdo gjë, diskriminon opozitarët, drejton së bashku me bandat, vjedh zgjedhjet, ushtron luftën e klasave, korrupton perëndimor dhe shqiptar dhe amerikanët ose e përgëzojnë ose heshtin.

Bëmat e ambasadores që sapo shkoi, unë i kam treguar në cdo rast, por tani është rasti që për zgjidhje të shtrohet e gjithë qasja. Sepse, me dashurinë dhe shpresën tek demokracia dhe fuqia e demokracisë amerikane, unë do të doja të besoja se kjo demokraci do të arrijë të veprojë me të gjithë mekanizmat e saj dhe të mbizotërojë mbi lobimet e fuqishme të elementëve dhe organizatave të caktuara të saj, sado të fuqishëm dhe të gjithështrirë që ato të jenë, për ta kthyer qasjen e SHBA, në emëruesin e saj të përbashkët të gjithë marrëdhënies sonë: vënien në plan të parë të interesit të shqiptarëve.

Shqiptarët po largohen nga ky vend falë zullumeve të rregjimit të Ramës, skandalet dalin sheshit dhe kryeministrit nuk i hyn gjëmb në këmbë, mekanizmat politikë dhe demokratikë si zgjedhjet pluraliste, tashmë të masakruar dhe të provuar si të masakruar, janë bërë të pazbatueshëm që njerëzit të ushtrojnë me të drejtë vullnetin e tyre. Atëherë, e parë në këtë perspektivë, pafuqija e njerëzve përballë rregjimit, vallë nuk është një këmbanë e paimagjinueshme alarmi, që ti kumbojë demokracisë dhe aleatit tonë më të madh, thirrjen e ndihmës së gjithë shqiptarëve që vuajnë nën këtë rregjim, për të ndalur mbrojtjen e tij, dhe për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë në interest ë shqiptarëve dhe jot ë politikës. Ky rregjim duhet të largohet me çdo kusht dhe e vetmja mundësi është ndikimi dhe pikë-referimi i SHBA për realizimin e saj.

Etiketa: Ndricim KullaOpinionRamaSHBA

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Fero i përkushtohet fesë pas daljes nga burgu?

Fero i përkushtohet fesë pas daljes nga burgu?

Discussion about this post

TË FUNDIT

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

15-vjeçari Erion Boba, nxënës i shkollës “Dom Nikoll Kaçorri” në ish-kënetë të Durrësit u përcoll në banesën e fundit në...

Lexo më shumë
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com