GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reparti ushtarak i kthyer në serë kanabisi, FNSH arreston 3 efektivë

11:23 - 05/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Reparti ushtarak i kthyer në serë kanabisi, FNSH arreston 3 efektivë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit njoftoi mbi arrestimet që janë kryer në kuadër të megaoperacionit të koduar “Fokus”, ku krahas policive vendore janë angazhuar edhe trupat e FNSH.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë operacionit janë asgjësuar 17 mijë bimë kanabis, si dhe 100 kubikë të kultivuar.

Gjithashtu janë arrestuar 12 shtetas, mes të cilëve edhe 3 ushtarakë, ndërsa janë proceduar penalisht 10 persona, 4 prej të cilëve po ushtarakë.

“Në fshatin Zall Herr, Tiranë, në kuadër  të operacionit gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:

– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;

– Rustem Koci, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;

– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie”, njoftoi Policia.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gijotina (@gijotina)

Njoftimi zyrtar

Vijon në të gjithë vendin, megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI”.

Në këtë megaoperacion janë angazhuar drejtoritë vendore të Policisë në çdo qark, Policia Kufitare dhe FNSH-ja.

Megaoperacioni për kontrollin e territorit, i shtrirë në terrene  fushore,   në terrene  të vështira malore dhe në fshatra të thellë të vendit.

Gjatë kësaj jave janë angazhuar për kontrollin e territorit dhe për asgjësimin e bimëve narkotike, 6000 punonjës policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë.

Si rezultat, janë asgjësuar rreth 17000 bimë cannabis sativa dhe 100 kubikë të kultivuar me fara të kësaj bime.

Gjithashtu, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash (në valuta të ndryshme), një armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Për gjatë javës  janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë.

Së fundi si rezultat i megaoperacionit, gjatë ditës së djeshme janë goditur, tre raste, konkretisht:

✅në Fier, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe i kontrollit permanent të territorit, në kuadër të operacionit u arrestuan 3 vëllezër, shtetasit Luan Kocaqi, 45 vjeç, Astrit Kocaqi, 51 vjeç dhe Arben Kocaqi, 49 vjeç, dhe u proceduan penalisht babai i tyre dhe djali i njërit prej tyre, shtetasit A. K., 80 vjeç dhe U. K., 18 vjeç, pasi pas banesave kishin kultivuar në tokë, 300 bimë narkotike cannabis sativa. Përveç asgjësimit të bimëve narkotike, Policia e Fierit sekuestroi 1 armë gjahu, 2300 euro dhe rreth 500 000 lekë  të rinj që këta shtetas i kishin përfituar nga shitja e drogës.

✅në fshatin Zall Herr, Tiranë, në kuadër  të operacionit gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:

– G. M., 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;

– R. K., 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;

– G. Zh., 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:

– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;

– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;

– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;

– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

Këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak.

✅Në Selenicë , Vlorë, Shërbimet e Policisë bazuar në inteligjencën policore dhe si rezultat i kontrollit të territorit, arrestuan në flagrancë shtetasin Lorenc Kapaj, 29 vjec, banues në Selenicë, pasi gjatë kontrollit të territorit të banesës së tij, Policia gjeti e sekuestroi 80 kubikë të kultivuar me fidanë kanabis, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Megaoperacioni policor antikanabis “FOKUSI” vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, pasi vetëm bashkërisht mund të ndërtojmë një ambient të sigurtë.

Etiketa: FNSHKanabisKryesore1operacioniZall Herr

Lajme të lidhura

(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim
Aktualitet

(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

13:27 - 14/12/25
Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

11:43 - 14/12/25
Hetim i madh në Elbasan/ Dy biznese me koreanë dhe indianë, 16 individë në shënjestër
Aktualitet

Hetim i madh në Elbasan/ Dy biznese me koreanë dhe indianë, 16 individë në shënjestër

11:05 - 14/12/25
Para
Ndahet nga jeta epidemiologu i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta ish-Drejtori i Policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt
Breaking Views

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25

“Lapaj nuk përjashtohet, e kam përshëndetur protestën e tij të drejtë”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha...

Lexo më shumë
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

13:27 - 14/12/25
Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

11:43 - 14/12/25
I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi

I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi

11:07 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com