GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Butrinti, Zhupa: Po gërmohet e po shkruhet historia nga antishqiptarë

12:08 - 05/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Butrinti, Zhupa: Po gërmohet e po shkruhet historia nga antishqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka ngritur sërisht sot si shqetësim atë që po ndodh në Butrint, ku pavarësisht se çështja është në Gjykatën Kushtetuese, konccensionari AADF në formën e fondacionit, zgjedh kush do gërmojë dhe të vazhdojë me gërmimet në qytetin antik.

Zhupa tha se së fundmi, i përzgjedhur është David Hernandez, studiues kubanez, dhe një nga autorët bazë që ka zgjedhur AADF, në planin e menaxhimit të Butrintit.

Deputetja tha se Hernandez është edhe student i antishqiptarit me famë Richard Hodges, që si anëtar i bordit të drejtorëve, vazhdon me tezat e tij kundra shqiptareve.

Duke iu referuar disa deklaratave dhe tezave të Hernandezit, Zhupa tha se ai i cili gërmon në Butrint prej kohësh, thotë se në këtë qytet antik nuk ka asnjë gjurmë të popullatave lokale të njohura me emrin e kaonëve apo të prasaibëve.

“Ai thotë se nuk është asgjë më shumë se një koloni greke ku çdo gjë ishte greke dhe e ardhur nga deti. I pyetur me të drejtë nga Mema mbi fatin e vendasve, Hernandes thotë se vendasit thjesht vinin dhe iknin me dele në një qytet tërësisht grek. Pra, ne jemi barinj dhe Butrinti është grek. E njëjta teori që përpiqet të vërtetojë e të lartësojë edhe Richard Hodges. Një e pavërtetë e madhe dhe qendrim antishqiptar pa asnjë evidencë historike.

Të dy këta, por dhe të tjerë që i zgjedhin po këta, me kompetencat që ka Hodges në bordin e drejtorëve të fondacionit, përpiqen të interpretojnë çdo gjetje sipas shkollës së tyre antishqiptare, të deformojmë realitetin, të keqperdorin pushtetin dhe të rishkruajnë historinë e shqiptarëve.

A ka dëm më të madh se ky që mund t’i behet një vendi se sa Butrintin, pasuri boterore UNESCO, t’ia zhdukësh identitetin e paraardhësve tanë, t’i mohosh historinë, vlerat kulturore?

Ky dëm nuk zhbëhet me shekuj nëse tjetërsohen gjetjet, prishen provat materiale, keqinterpretohen, manipulohet e vërteta. Ndaj konventa e Parisit ka detyruar shtetin palë të jetë pergjegjes, sepse duhet jetë përgjegjës për historinë e identitetin të vet, dhe jo fondacionet private me individë privatë me interesa meskine, në këtë rast antishqiptare”, tha Zhupa.

Ndërsa premton se beteja në Gjykatën Kushtetuese do të vijojë, Zhupa i bën thirrje Ministrisë të ndërhyjë, aq sa mund t’i degjohet zëri si 1/5 e fondacionit për të kerkuar largimin e tyre nga Butrinti.

“Ne kemi arkeologë të mrekullueshem shqiptarë, që duhet jenë drejtues apo bashkëdrejtues të gërmimeve dhe kërkimeve në Butrint dhe kudo në Shqiperi në zonat pasuri kulturore.

Shqiptarët kanë dhënë jetën për të mbrojtur identitetin kombëtar, historinë, territorin, kurse qeveria sot jep Shqipërinë për të siguruar jetë luksoze dhe kartvizita luksi për një grup klientësh dhe lobistësh të pushtetit”, shprehet Zhupa.

Etiketa: ButrintkoncensionarZhupa

Lajme të lidhura

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë
Breaking Views

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

15:00 - 12/03/26
Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare
Lajme

Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare

14:30 - 12/03/26
Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin
Breaking Views

Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

14:01 - 12/03/26
Para
Gvardiol te City, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

Gvardiol te City, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë
Breaking Views

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

15:00 - 12/03/26

Sot po mbahet seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe të tjerëve. Meta i cili është nën akuzë...

Lexo më shumë
Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare

Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare

14:30 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

14:01 - 12/03/26
“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

13:43 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com