GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK: Ministria e Financave e refuzoi 5 herë inceneratorin e Tiranës

12:12 - 06/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
SPAK: Ministria e Financave e refuzoi 5 herë inceneratorin e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në datën 28 shtator 2016, ministria e Mjedisit i dërgon ministrisë së Financave kërkesën për miratimin paraprak të studimit të fizibilitetit për koncesionin e inceneratorit të Tiranës.

Tre javë më vonë, ministria e Financave kthen përgjigje se nuk mund të shprehet për këtë projekt koncesionar për sa kohë nuk janë plotësuar kushtet, kriteret dhe dokumentacioni i përcaktuar nga ligjet në fuqi.

Gjithashtu ministria e Financave i sjell në vëmendje ministrisë së Mjedisit që kostot e e projektit të jenë të planifikuara të përballohen brenda buxhetit vjetor të miratuar nga Kuvendi.

Valsi i shkresave/ SPAK: Ministria e Financave refuzoi 5 herë të jepte

Gjatë kësaj kohe Komisioni i Dhënies me Koncesion, i ngritur nga ministria e Mjedisit me anëtare nga kjo ministri, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Koncesioneve, zhvillonte mbledhjen e katërt dhe të pestë, ku mori vendim t’i propozojë qeverisë që shoqërisë Integrated Energy BV SPV t’i jepej bonus sa 8 për qind e pikëve për propozimin e pakërkuar.

Pas refuzimit të parë, në 27 nëntor ministria e Mjedisit i dërgon sërish ministrisë së Financave, kërkesën për miratim së bashku me studimin e fizibilitetit dhe draft kontratën e koncesionit.

Valsi i shkresave/ SPAK: Ministria e Financave refuzoi 5 herë të jepte

Tre ditë më vonë, në datën 30 nëntor, ministria e Financave e refuzon sërish miratimin. Në kthimin e përgjigjes ministria e Financave thotë se nga ana e ministrisë së Mjedisit nuk është shprehur qartë nëse bashkitë e qarkut Tiranë e kanë parashikuar mbulimin e tarifës në buxhetin e tyre afatmesëm. Sipas Financave, në relacionin e projektvendimin të bonusit nga njëra anë përcaktohet se koncesioni i inceneratorit të Tiranës nuk do të ketë efekte shtesë në buxhetin e shtetit sepse është investim privat, ndërsa nga ana tjetër thuhet se bashkitë e qarkut do të paguajnë tarifën e depozitimit të mbetjeve.

Një javë më vonë, në 7 dhjetor, Këshilli i Ministrave miraton vendimin që i jep bonusin 8 për qind shoqërisë Integrated Energy edhe pse ministria e Financave nuk kishte dhënë miratimin e financimit për këtë projekt.

Valsi i shkresave/ SPAK: Ministria e Financave refuzoi 5 herë të jepte

Pas miratimit të bonusit në qeveri, ministrisë së Financave i kërkohet sërish miratimi i financimit të projektit, por këtë herë jo më nga ministria e Mjedisit, por nga Komisioni i Dhënies me Koncesion. Në datën 27 dhjetor 2016, Komisioni mbajti procesverbalin e mbledhjes së 7-të ku vendosi t’i dërgohet sërish ministrisë së Financave kërkesa për miratim shoqëruar me studimin e fizibilitetit dhe draf kontratën e koncesionit.

Gati një muaj më vonë, në 23 janar 2017, ministria e Financave i ka kthyer përgjigje ministrisë së Mjedisit duke kërkuar sqarime shtesë në lidhje me efektet shtesë që do të kishte ky projekt në buxhetin e shtetit, analizën krahasuese se pse duhej me koncesion dhe jo të ndërtohej nga shteti, si do të përballoheshin kostot e shpronësimit si dhe sqarime për normën e kthimit të investimit.

Në 1 shkurt 2017, ministria e Mjedisit ka ridërguar për herë të katërt kërkesën për miratim në ministrinë e Financave.

Dy javë më vonë, ministria e Financave i ka kthyer përgjigje ministrisë së Mjedisit duke i bërë me dije që përpara se të shpallë procedurën e dhënies me koncesion duhet të reflektojë rekomandimet e ministrisë së Financave në shkresën e 23 janarit 2017, për efektet në buxheti, analizën krahasuese etj.

Në 21 shkurt, ministria e Mjedisit i ka ridërguar sërish kërkesën për miratim ministrisë së Financave duke pasqyruar në të materiale shtesë sipas rekomandimeve të Financave.

Valsi i shkresave/ SPAK: Ministria e Financave refuzoi 5 herë të jepte

Në 2 mars, ministria e Financave refuzon për herë të pestë miratimin duke i kërkuar ministrisë së Mjedisit, që të marrë aprovimin nga qarku Tiranë, pasi projekti do të prekte financiarisht të gjitha bashkitë e qarkut.

Ndërkohë Alqi Bllako i kishte nisur sakaq shkresën për miratim bashkisë së Tiranës në 28 shkurt. Një muaj më vonë, në 27 mars, kryetari i Bashkisë së Tiranës i kthen përgjigje shkresës së Alqi Bllakos për miratim duke u shprehur parimisht dakord me studimin e fizibilitetit.

Një ditë më vonë, në 28 mars, ministria e Mjedisit i dërgon për herë të gjashtë kërkesën Ministrisë së Financave për miratimin përfundimtar të procedurës koncesionare.

Në goditjen e 6-të diga u ça. Në datën 6 prill, ministria e Financave e ka dhënë miratimin pa koment, duke i kujtuar ministrisë së Mjedisit se financuesi dhe përfituesi kryesor i këtij projekti do të ishte Bashkia Tiranë. Gjithashtu, në të njëjtën shkresë, Arben Ahmetaj i kërkon ministrisë së Mjedisit që të marrë miratimin edhe nga njësitë e tjera të qeverisjes vendore të përfshira në këtë projekt lidhur me përballimin prej tyre të riskut financiar të mosplotësimit të sasisë së mbetjeve.

Valsi i shkresave/ SPAK: Ministria e Financave refuzoi 5 herë të jepte

Materialet e mësipërme janë marrë nga 11 faqet e para të dosjes që SPAK ka çuar në gjykatë për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës. Këto 11 faqe të publikuara një ditë më parë nga portali CNA na tregojnë dhe arsyen se pse SPAK ndoshta nuk ka arritur të ngrejë dot akuzë për shpërdorim detyre ndaj ish ministrit të Financave.

Sepse sipas vetë SPAK, ministria e Financave e bllokoi për 6 muaj me radhë koncesionin e inceneratorit të Tiranës, duke refuzuar plot pesë herë të jepte miratimin e këtij projekti, edhe pse qeveria kishte miratuar ndërkohë bonusin 8 për qind të pikëve.

 

Etiketa: Inceneratori i TiranesKryesore1Ministria e Financaverefuzoi 5 herë

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Tentuan të vidhnin një automjet, arrestohen dy persona në Kavajë

Tentuan të vidhnin një automjet, arrestohen dy persona në Kavajë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com