GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pasioni për futbollin tradhton mafiozin italian

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasioni për futbollin tradhton mafiozin italian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga 100 të arratisurit më të rrezikshëm të Italisë është kapur pas 11 vjetësh në ishullin e Korfuzit, dhe ajo çka e ka tradhtuar është dëshira e tij për të parë një ndeshje të Napolit në një restorant grek.

Vincenzo La Porta ishte në arrati prej 11 vjetësh, por aventura helene e tij mori fund pasi u fotografua në Korfuz duke festuar në një ballkon pasi skuadra e tij e zemrës fitoi kampionatin e Serisë A.

Policia në Itali kishte monitoruar aktivitetin e La Porta prej muajsh, duke pritur që ai të bënte një lëvizje të rreme që do t’u jepte atyre informacione për vendndodhjen e tij.

Hetuesit e kanë pikasur mafiozin italian mes fansave dhe u nisën drejt ishullit grek për ta vënë në pranga 60-vjeçarin.

Oficerët e ndaluan atë teksa ishte duke ecur në një nga rrugët e ishullit me një skuter, pranë restorantit ku ka punuar si kuzhinier.

“Ai u tradhtua nga pasioni i tij për futbollin dhe për ekipin e Napolit. Me fitoren e kampionatit, La Porta nuk mund t’i rezistonte festimeve“, tha policia italiane në një deklaratë.

I lidhur ngushtë me organizatën mafioze “Gomorrah” me bazë në Napoli, La Porta është dënuar në mungesë për shoqërim me kriminelë, evazion fiskal dhe mashtrim.

Mafiozi italian besohet se nga Korfuzi bënte biznes për mafian në vendlindje, duke mbajtur rolin e “kontabilistit”, pra të personit që kishte marrë përsipër të pastronte paratë përmes skemave të paligjshme të korporatave.

Duke u paraqitur para një prokurori të shtunën, ai u urdhërua të mbahej në burg derisa një trup gjykues i Apelit të vendosë për një kërkesë ekstradimi nga Italia.

Autoritetet italiane duan që ai të kthehet në mënyrë që të vuajë dënimin me 14 vjet burg, por avokati i tij tha se ai ka krijuar një familje të re në Greqi dhe nuk dëshiron të ekstradohet./CNN

Etiketa: mafioz italiannapoli

Lajme të lidhura

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët
Sport

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën
Sport

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Para
Ronaldo shënon golin e parë në sezonin e ri

CR7 nuk e harron zakonin duke shënuar një super gol

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com