GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Italia nis testet paraklinike për vaksinën kundër Omicron

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Italia nis testet paraklinike për vaksinën kundër Omicron
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Platforma e parë për një vaksinë kundër COVID-19 e krijuar posaçërisht për të luftuar variantin Omicron është gati në Itali dhe testet paraklinike pritet të fillojnë brenda disa javësh, bëri të ditur kompania bioteknike Takis.

Takis, në bashkëpunim me Rottapharm Biotech, prej disa kohësh po punon për vaksinën Covid-eVax, e testuar në fazën 1 te njerëzit.

Vaksina kundër variantit Omicron është një vaksinë e gjeneratës së dytë, pra e bazuar në të njëjtën platformë si vaksina Covid-eVax. E njëjta platformë deri më tani është përshtatur me variantet Alpha, Beta, Gamma dhe Delta dhe është testuar me sukses te kafshët.

“Falë gjithçkaje që kemi mësuar që nga fillimi i pandemisë, ne kemi projektuar vaksinën Covid-eVax, versioni Omicron, në pak orë dhe në pak javë do të mund ta testojmë në modele paraklinike”, tha Luigi Aurisicchio, drejtori ekzekutiv i Takis.

“Ndërsa përpiqemi të mposhtim pandeminë, është e domosdoshme të tregohemi proaktivë ndërsa virusi evoluon”, vëren Aurisicchio.

“Gjatë muajve të fundit, ne kemi gjeneruar modifikime pothuajse në kohë reale të Covid-eVax kundër Alfa, Beta, Gamma, Delta dhe shumë të tjerë, duke treguar imunogjenitetin e tyre në modelet e kafshëve. Ndryshe nga variantet e mëparshme, Omicron ka një numër të lartë mutacionesh të reja dhe, për këtë arsye, është e vështirë të parashikohet nëse vaksinat aktuale janë ende mbrojtëse: kjo është arsyeja pse ne po lëvizim sa më shpejt që të jetë e mundur për të përshtatur vaksinën tonë kundër këtij varianti”, shpjegoi ai.

Sipas Lucio Rovati, president dhe drejtor shkencor i Rottapharm Biotech, “është thelbësore që të ketë më shumë platforma teknologjike vaksinash, si Covid-eVax, që janë lehtësisht të përshtatshme ndaj çdo varianti të ri, siç është rikujtimi i përgjigjes imune të shkaktuar më parë nga platforma të tjera vaksinimi ose për përdorim në vendet ku vaksinat nuk janë aktualisht në dispozicion”.

Etiketa: OmicronVaksine

Lajme të lidhura

Turistët i kthejnë shpinën Tiranës, rënie me 6.5% në muajin Shtator
Aktualitet

Turistët i kthejnë shpinën Tiranës, rënie me 6.5% në muajin Shtator

14:06 - 16/11/26
Pabarazia godet më të varfrit, Shqipëria e fundit në rajon për shpërndarjen e të ardhurave
Aktualitet

Pabarazia godet më të varfrit, Shqipëria e fundit në rajon për shpërndarjen e të ardhurave

09:16 - 16/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Para
Tentoi të arratisej me makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari i dënuar në Bergamo

Tentoi të arratisej me makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari i dënuar në Bergamo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut
Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

21:35 - 16/11/26

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, makina është përfshirë plotësisht...

Lexo më shumë
21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21:18 - 16/11/26
Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

20:39 - 16/11/26
Kombëtarja U-21 gati për Spanjën/ Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në ‘Air Albania’, hyrja në stadium falas

Kombëtarja U-21 gati për Spanjën/ Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në ‘Air Albania’, hyrja në stadium falas

20:15 - 16/11/26
Policia i shtyn, aktivistët: “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”

Policia i shtyn, aktivistët: “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”

20:13 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com