GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Lict të hanë k…, përveç Braçes”. Bajri, aleancë me Ndokën e PS

10:18 - 07/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Lict të hanë k…, përveç Braçes”. Bajri, aleancë me Ndokën e PS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje janë zbardhur nga bisedat në aplikacionin “Sky”, në dosjen e SPAK, mes personazheve të krimit në veri të Shqipërisë.

Për kapjen e Dorian Dulit, Genc Tafilit, Ibrahim Licit, Behar Bajri dhe biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka, kishin mobilizuar një ushtri me spiunë në teren si dhe brenda radhëve të Policisë së Shkodrës.

Dy figurat që Bajri i druhej jashtë mase se mund ta godasin dhe sjellin dëme, janë pikërisht Dorian Duli dhe Ibrahim Lici. Të tjerët as i llogariste fare.

“…Lict të hanë k…, përveç atij të Tiranës, Braçes…”- i shprehej në një bisedë Bajri, Pëllumb Gjokës, teksa ky i fundit e këshillonte Beharin që të mos dilte në qytet. Madje edhe nëse dilte, të bënte kujdes, mos binte në gjumë.

Behari ja kthen se: …unë nuk bëj ulje dhe paqe. Nëse vijnë për pajtim, do u them hajdeni vritena përballë…

Mes mobilizimit të informatorëve nga Leksi i Druve (Aleks Ndreka alias Deda), Prek Kodra, Bardhyl Mavraj, shefi i policisë Shkodër Ardrit Hasanbegaj, Behar Bajri mer takim dhe me ish-deputetin PS në Lezhë, Arben Noka.

Kapja e Dorian Dulit duhej bërë sa më parë.Ai është mjaft i përgatitur dhe taktikisht di të përdorë mirë armën.

Grupi “Bajri” e cilëson të pa arritshëm, nëse Duli është i armatosur dhe shfaqin frikë ti afrohen.Duke ja ditur këto cilësi, skuadra e vrasësve me në krye Behar Bajrin dhe Pëllumb Gjokën, duan ta heqin Dorian Dulin në Lezhë.

Plani ishte ta zinin në pritë me pabesi, pasi Dorian Duli, frekuentonte herë pas here Shëngjinin duke takuar Leksin e Druve.

Por duke qënë se Duli po planifikohej të vritej në Lezhë, Bajri kërkon takim dhe lidh aleancë me Ben Nokën, pasi ky i fundit ka baza të sigurta në Lezhë dhe Shëngjin.

Behari i shkruan Pëllumb Gjokës që sot është duke ardhur të më takoj Ben Ndoka do të flas një herë me të, të më ndihmoj për “Dorin” (Dorian Duli) që ta “heku” në Lezhë.

Pëllumbi shprehet që, ti duhet ta ndash mendjen për “Dorin” sepse ai shkon në Shëngjin.

Behari shprehet që, e kam të ndame dhe se du ma e “hek”, por kam qef ta heq jashtë Shkodre.

Me datë 3 korrik 2020 ora 13.38 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka.

Në 3 korrik 2020 ora 13:38 Behar Brajoviq flet me Pëllumb Gjokën, ku Behari i tregon që, “…mbrëmë erdhi dhe më takoj “Beni”, mirë u ndava. Më tha do të ndihmoj për Dorin se shkoka në Lezhë dhe kam unë baza më tha. Shkoka me Genc Tafilin dhe me Colin. Do të ndihmoj më tha, unë kam prit me dal ti…”.

Ndërkohë pabesia e anëtarëve të grupit, shfaqet në një moment kur Aleks Ndreka në 14 shtator 2020 komunikon me Prek Kodrën, i cili ishte ngarkuar nga Behar Bajri për të gjetur “strofkën” e Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit.

Madje Ndreka e ka në tavolinë Genc Tafilin, me të cilin pi kafe dhe i bën foto dhe ja nis grumbulluesit të informacionit Prek Kodra.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë ku Aleksi i dërgon një foto të një personi dhe i shkruan “…Tafil…”.

Preka e pyet: nëse, je me të dhe ku…?

Aleksi i përgjigjet: “…që, jam me të në Shëngjin, po ai tjetri për Dorian Dulin, nuk ka ardhur. Do ti shkoj Tafilit me pi kafe për shtëpinë e re, këtij.

Preka i shkruan që, mos e le pa shku dhe fiksoje mirë. Shumë na duhet ai tjetri, mua po më presin.

Aleksi i shkruan që:”…Duro, se pasnesër do shkoj me pi kafe për shtëpinë e re…”.

Ndërkohë në 16 tetor 2020 ora 20:23 Prekë Kodra duke biseduar, komunikon me Aleks Ndreka, ky i fundit i shkruan: “…A e don një zgjidhje të mirë ma e nxjerr Dorin në pritë dhe me tall k… me të. Me ta nxjerr qefull Dor Dulin.

Dështimi i vrasjes së Dorian Dulit, erdhi si pasojë e nuhatjes së ketij të fundit për planin e vrasjes.

Madje nga informacionet operative, Dorian Duli ka kuptuar se njeriu që mblidhte informacion dhe ja jepte Bajrave ishte pikërisht Ardrit Hasabegaj, shefi i sektorit të hetimit në policinë e Shkodrës.

Me guximin e tij, Dorian Duli mësohet të jetë paraqitur në policinë e Shkodrës, duke kërkuar takim kokë më kokë me Hasanbegaj. Duli ka paralajmëruar Hasanbegaj, që nëse kishte bërë lojra për ta vrarë, të parit kapelja do i fluturonte atij. /Ora News/

Etiketa: aleancaBajriLictNdokaSky

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
I dehur dhe me kallash, arrestohet 40-vjeçari në qendër të… (VIDEO)

I dehur dhe me kallash, arrestohet 40-vjeçari në qendër të... (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com