Projektligji “Për taksen mbi pasurinë e paluajtshme” do të jetë një barrë e shtuar mbi kurrizin e qytetarëve, që po pasurojnë shtetin dhe po varfërohen vetë çdo ditë e më shumë. Ndryshimi mbi këtë projekt ligj do të kërkojë taksa më të larta nga qytetarët mbi pronën, në mënyrë që shtetit të mbush arkën e vetë, para që sikur kanë treguar në këto vite nuk kthehen kurrë në investime publike apo në mirëqenie të qytetarëve.
Familjet dhe bizneset shqiptare sot paguajnë mesatarisht 58 milionë euro në vit, si taksë mbi shtëpitë apo pasuritë e tjera të paluajtshme që ata kanë. Kaq janë të ardhurat që janë mbledhur në buxhet nga taksa mbi pasurinë në vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave në treguesit fiskalë 2022.
Por, në vitet në vijim kjo vlerë do të dyfishohet.
Sepse Një projektligj “Për taksën e pasurisë së paluajtshme” i nxjerrë për konsultim nga qeveria së fundmi parashikon që të rrisë ndjeshëm të ardhurat që mbledh buxheti nga kjo taksë si rrjedhojë dhe pagesat mujore e vjetore të familjeve e bizneseve. Aktualisht, taksa e pasurisë referuar ligjit që u miratua në 2018 është 0,05% e vlerës së apartamenteve, ndërsa me draftligjin e ri parashikohet që të jetë Nga 0.1% deri në 0.2%.
“Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% (zero presje një përqind) deri në 0,2% (zero presje dy përqind)”, thuhet në projektligj.
Sakaq, theksojmë se në këtë projektligj parashikohet edhe rritja e vlerës së referencës mbi bazën e të cilit do të bëhet llogaritja e taksës, apo dhe çmimi i tregut duke sjellë automatikisht pagesa shumë më të larta për taksën e pronës
Plani i qeverise për të vjelë qytetarët
Ndërkohë e gjitha pika e këtij projektligji është shuma e madhe e të ardhurave që do të vjelë qeveria, të cilat në fund shkojnë në xhepat e oligarkëve, miqve dhe qytetarët nuk përfitojnë asnjë shërbim. Edhe bashkitë që mbledhin këto taksa, abuzojnë me të ardhurat e përftuara.
Sot, ekonomia vendase qarkullon rreth 2.1 trilionë lekë sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, duke theksuar se nga taksa e pronës u mblodhën vetëm 0.3% e kësaj shume rreth 6.1 miliardë lekë.
Prandaj e ndërthurur me këtë projektligj, në draftin afat mesëm për mbledhjen e të ardhurave Ministria e Financave parashikon që të ardhurat në tërësi të rritën, ku kontribuues kryesor do të jetë edhe taksa e pronës.
Në vitin 2026, po sipas Ministrisë së Financave PBB nominale pritet të arrijë në 2.5 trilionë lekë, ose rreth 23 miliardë lekë.
Nëse do të arrihet plani për të mbledhur 0.7-1% të PBB-së, atëherë në një vit familjet e bizneset shqiptare do të paguajnë si taksë prone 170-220 milionë euro në vit, ose rreth 110-160 milionë euro më shumë sesa sot.
“Taksa e pasurisë vendoset dhe mblidhet në përputhje me dispozitat në nenet 4 deri 33 të këtij ligji, nga viti tatimor 2026, për njësitë e ndërtesave dhe nga vitit tatimor 2028, për parcelat. Vendosja dhe mbledhja e taksës mbi ndërtesat, bëhet deri në datë 31 dhjetor 2025, në përputhje me dispozitat kalimtare në nenet 35, 36 dhe 39 të këtij ligji, dispozitat ligjore në fuqi për sistemin e taksave vendore dhe ato për procedurat tatimore”, thuhet në draft. Çka do të thotë se qeveria do të mbledhë 3-4 herë më shumë të ardhura nga taksa e pronës në raport me vlerën që mblidhet sot.
Lexo edhe:Shteti bleu vota me lekët tona, shtoi taksat për investimet elektorale
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post