GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dokumentari kinez tregon aftësitë e ushtrisë për të sulmuar Tajvanin

20:41 - 07/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumentari kinez tregon aftësitë e ushtrisë për të sulmuar Tajvanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kina ka publikuar një dokumentar të ri lidhur me përgatitjen e ushtrisë për të sulmuar Tajvanin. Në dokumentar shihen ushtarë që zotohen të japin jetën nëse është e nevojshme, ndërsa Pekini vazhdon të intensifikojë retorikën kundër ishullit të vetëqeverisur.

“Chasing Dreams”, një dokumentar me tetë pjesë i transmetuar në fillim të kësaj jave nga kanali televiziv shtetëror CCTV me rastin e 96-vjetorit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, tregon stërvitje ushtarake dhe dëshmi nga dhjetëra ushtarë, disa prej të cilëve shprehin gatishmërinë e tyre për të dhënë jetën në një sulm të mundshëm kundër Tajvani.

Kina pretendon se Tajvani, një demokraci me vetëqeverisje, është territor i saj dhe do të merret me forcë nëse është e nevojshme.

Media shtetërore kineze dhe Ushtria Çlirimtare Popullore publikojnë shpesh materiale propagandistike që tregojnë modernizimin e ushtrisë, si dhe video të përpunuara nga stërvitjet ushtarake.

Këto materiale kanë për qëllim që të nxisin nacionalizmin kinez në rritje, të shfaqin vetëbesimin e ushtrisë përballë Tajvanit dhe në mënyrë të tërthortë ndaj lidhjeve të ishullit me Shtetet e Bashkuara.

Ndonëse Shtetet e Bashkuara nuk e njohin pavarësinë e Tajvanit, Uashingtoni është zotuar ta ndihmojë ishullin të mbrohet në rast të një pushtimi.

Shtëpia e Bardhë njoftoi muajin e kaluar për një paketë ndihme ushtarake për Tajvanin me një vlerë prej 345 milionë dollarësh. Veprimi amerikan, për të cilin ekspertët thanë se kishte nxjerrë mësime nga ndihma ushtarake e Uashingtonit për Ukrainën, u kritikua nga Pekini.

Dokumentari “Chasing Dreams” tregon ndër të tjera manovrat ushtarake “Joint Sword”, në të cilat simulohen goditje precize kundër Tajvanit.

Kina i zhvilloi manovrat përreth ishullit të vetqeverisur në muajin prill pas vizitës së Presidentes tajvaneze Tsai Ing-wen në SHBA.

Ndër pjesët më dramatike të dokumentarit janë premtimet e ushtarëve nga divizione të ndryshme të ushtrisë kineze për të dhënë jetën në rast të një sulmi të mundshëm kundër Tajvanit.

“Nëse do të shpërthente lufta dhe kushtet do të ishin shumë të vështira për të hequr në mënyrë të sigurt minat detare, ne do të përdorim trupat tanë për të hapur një shteg të sigurt për zbarkimin e forcave tona”, thotë ushtari Zuo Feng, me njësinë e marinës për pastrimin e minave.

Li Peng, pilot nga skuadroni Wang Hai i Forcave Ajrore, i bëri jehonë deklaratës së ushtarit, duke thënë se, “avioni luftarak do të ishte raketa e fundit që do të hidhej drejt armikut, nëse në një betejë të vërtetë, do të kisha përdorur të gjithë municionin”.

Fan Lizhong, komandant i një njësie speciale, thotë në dokumentar se ndërsa humbja e shokëve është e dhimbshme, ai duhet të ruajë gjakftohtësinë për t’iu përgjigjur emergjencave dhe për qënë gjithmonë gati për të luftuar.

Dokumentari flet edhe për aeroplanmbajtësen Shandog, një nga tre që ka Kina, e cila duket ndërsa lundron në formacion me disa anije të tjera luftarake. Gjatë muajve të fundit Kina dërgoi në mënyrë të përsëritur aeroplanmbajtësen Shandong në ngushticën e Tajvanit si një kërcënim ndaj Tajvanit./VOA

Etiketa: dokumentarkinaTajvaniushtria kineze

Lajme të lidhura

Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet
Aktualitet

Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet

14:09 - 30/01/26
Tuneli i Murrizit, PD: 450 mln euro të vjedhura për një tunel të çarë, të pakolauduar dhe të rrezikshëm për jetën
Aktualitet

Tuneli i Murrizit, PD: 450 mln euro të vjedhura për një tunel të çarë, të pakolauduar dhe të rrezikshëm për jetën

14:04 - 30/01/26
3.6 mln euro për 17 parti politike, KQZ shpërndan fondin vjetor, PS dhe PD marrin pjesën më të madhe
Aktualitet

3.6 mln euro për 17 parti politike, KQZ shpërndan fondin vjetor, PS dhe PD marrin pjesën më të madhe

13:51 - 30/01/26
Para
Ka edhe më keq…

Ironia e gazetarit: Sigurimi i detyruar për tërmete, ide gjeniale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet
Aktualitet

Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet

14:09 - 30/01/26

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për mobilizim qytetar, duke ftuar shqiptarët që më 10 shkurt, në...

Lexo më shumë
Tuneli i Murrizit, PD: 450 mln euro të vjedhura për një tunel të çarë, të pakolauduar dhe të rrezikshëm për jetën

Tuneli i Murrizit, PD: 450 mln euro të vjedhura për një tunel të çarë, të pakolauduar dhe të rrezikshëm për jetën

14:04 - 30/01/26
3.6 mln euro për 17 parti politike, KQZ shpërndan fondin vjetor, PS dhe PD marrin pjesën më të madhe

3.6 mln euro për 17 parti politike, KQZ shpërndan fondin vjetor, PS dhe PD marrin pjesën më të madhe

13:51 - 30/01/26
Blushi: Opozita duhet të bashkohet! T’i japim fund diversionit që i shërben vetëm Ramës

Blushi: Opozita duhet të bashkohet! T’i japim fund diversionit që i shërben vetëm Ramës

13:32 - 30/01/26
Dënimi i gjyqtares Irena Gjoka, KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit: Ta shqyrtojë ILD-ja

Dënimi i gjyqtares Irena Gjoka, KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit: Ta shqyrtojë ILD-ja

13:20 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com