GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Eliminimi nga Botërori lë në udhëkryq kombëtaren e femrave

21:13 - 07/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Eliminimi nga Botërori lë në udhëkryq kombëtaren e femrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekipi amerikan në futboll u skualifikua nga Kupa e Botës për femra pasi humbi me Suedinë të dielën. Loja përfundoi pa gola edhe pas lojës shtesë, por amerikanet humbën me penallti me rezultatin 5-4.

Ekipi amerikan që është shpall kampion katër herë në Kupat e Botës për femra, u skualifikua duke lënë të kuptohet se ekipet tjera e kanë rritur cilësinë e lojës.

Ekipi i amerikaneve gjithashtu u shfaq i çorganizuar gjatë gjithë këtij Botërori. Kampionet në fuqi u skualifikuan në fazën e eliminatoreve duke arritur vetëm një fitore kundër Vietnamit dhe barazime zhgënjyese kundër Holandës dhe Portugalisë.

“Unë mendoj se kjo tregon shumë për rritjen e cilësisë së lojës”, tha mbrojtësja amerikane Crystal Dunn dhe shtoi “unë mendoj se shumë njerëz po kërkojnë që ne të fitojmë ndeshjet me rezultate 5-0 dhe të fitojmë Kupat e Botës”.

“Ne duhet të jemi krenarë që kjo nuk ndodh më. Ne, si anëtare të ekipit kombëtar të femrave të SHBA-së, kemi luftuar gjithmonë për rritjen e cilësisë së lojes globalisht, dhe mendoj se kjo është ajo që po shihni”.

Pas medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike të Tokios dhe tani skualifikimit të hershëm nga Kupa e Botës, e ardhmja e trajnerit Vlatko Andonovski me ekipin amerikan është e pasigurt ndërsa përgatitet për turneun tjetër të madh, Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris, vitin e ardhshëm.

Zoti Andonovski mori detyrën nga Jill Ellis, e cila udhëhoqi amerikanet drejt titujve të tyre të njëpasnjëshëm të Kupës së Botës më 2015 dhe 2019.

Ekipi amerikan i futbollit për femra lëshoi një deklaratë të shkurtër të hënën në mëngjes.

“Siç bëjmë gjithmonë pas një turneu madhor, ne do të bëjmë një rivlerësim për të identifikuar fushat ku duhet të përmirësohemi dhe për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm. Ndërsa shohim drejt të ardhmes, ne jemi të gatshëm për punën e vështirë që është e nevojshme për t’u bërë përsëri kampionë.”

Përveç rritjes së cilësisë së lojës nga konkurrenca, Shtetet e Bashkuara patën edhe një tjetër problem, lojtaret e pa-përvojë që ishin pjesë e ekipit.

Shtetet e Bashkuara sollën 14 lojtare në Kupën e Botës që nuk kishin luajtur kurrë në këtë garë më parë. Në të vërtetë, 12 prej tyre nuk kishin luajtur kurrë në një turne madhor.

Pati reagime në rrjetet sociale dhe në mesin e ekspertëve që ndiqnin ndeshjen, kritikë si për taktikat e trajnerit Andonovski e po ashtu edhe për reagimin e lojtares Megan Rapinoe pasi humbi penaltinë kundër Suedisë. Pasi topi nuk përfundoj në rrjeten e suedezeve, ajo qeshi, duke shpjeguar më vonë se ajo ishte e bindur se do të shënonte./VOA

Etiketa: futboll femraSHBA

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Rita Ora bën performancë elektrizuese në Zvicër

Rita Ora bën performancë elektrizuese në Zvicër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

Nga Nazim Rashidi Qëndrimi i gabuar me vite se “Maqedonia është vetëm e maqedonasve dhe pastaj e të tjerëve”, për...

Lexo më shumë
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com